Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Internet

Mozilla lancon shërbimin për 'Video Bisedë'

A mundet të jetë ky fundi i Skype ? Mozilla njoftoi se gjatë javëve të ardhshëm një program i ri do t'i ofrohet publikut. Firefox Hello është një shfletues i bazuar në shërbimin video dhe audio bisedë, që i lejon përdoruesit të bisedojnë me këdo në internet pa u regjistruar apo shkarkuar ndonjë gjë. " Firefox Hello ofron më shumë për përdoruesit e Firefox , duke e bërë më të lehtë që të komunikojnë me miqtë dhe familjen të cilët munden të mos e kenë të njëjtin shërbim për video bisedë si ju ", tha kompania në një postim në blog, transmeton BotaInformatikes. Mozilla përdorë një platformë OpenTok nga TokBox, një program nga Telefonica që punon në mënyrë përfekte në WebRTC (Komunikim në Kohë Reale në Web). Për momentin, kjo veçori është në dispozicion vetëm në versionin Beta të Firefox. Por si mund të bisedoni me dikë pa pasur llogari? Chad Weiner nga Mozilla shpjegon se ju vetëm duhet të dërgoni një link për pranim të thirrjes tek personi tjetër. Biseda fillon kur p...

Ju prezantojmë , Android 5.0 Lollipop

Përditesimi i ardhshëm i Android, që deri më tani e njihnim si Android L por tashmë ai do të quhet... Lollipop. Njoftimi erdhi bashkë me lançimin e Nexus 6 dhe Nexus 9 , por edhe e media-streaming box me Android TV,Nexus Player, pajisje në të cilat do të debutojë Android 5.0 Lollipop. Në javët në vijim Android Lollipop do të jetë i disponueshëm edhe për pajisjet Nexus 5, Nexus 7, Nexus 10, për ato Google Play Edition, si dhe për disa modele të Motorola (Moto X, Moto G, Moto E, Droid Maxx, Droid Mini dhe Droid Ultra). Lollipop sjellë 5.000 APIs të reja për developers, si dhe lejon bashkëpunimin e shumë pajsjeve të ndryshme Android.

Nju Jork, fansat e iPhone 6 zënë radhën në Apple Store

Data e mbërritjes nëpër dyqane e iPhone 6 është ende e panjohur, por tashmë po formohen radhët e para të fanatikëve të iPhone-ve në Nju Jork përpara Apple Store në Fifth Avenue.  iPhone 6 do të prezantohet më 9 shtator në Cupertino të Kalifornisë. Riti i pritjes tashmë është një ngjarje klasike në vigjilje të daljes së modelit më të ri të iPhone. Radhët e gjata në vitet e shkuara janë kthyer edhe në një okazion për të tërhequr vëmendjen mediatike. Siç raporton edhe site “Macity”, Brian Ceballo dhe Joseph Cruz kanë mbërritur në Fifth Avenue më 31 gusht duke planifikuar që do të qëndrojnë në pritje për rreth 19 ditë. iPhone 6 nëpër dyqanet Apple Store mund të dalë më 19 shtator. Eventi i Apple do të prezantohet në Cupertino një vend historik ku Steve Jobs 30 vjet më parë prezantoi Mac, PC-ja që solli një revolucion në informatikë. Sipas të dhënave të fundit do të performojnë edhe U2 që në vitin 2004 së bashku me Jobs lançuan një version special të iPod. Për bandën e Bono Vox ...

Përfundojnë xhirimet e “Fast & Fourious 7”

Universal Studios ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e filmit “Fast & Furious 7”, ndërsa premiera do të jepet më 3 prill 2015. Vazhdimi i shtatë i këtij filmi ishte caktuar të lansohej këtë verë, mirëpo u shty si pasojë e vdekjes tragjike të aktorit Paul Walker në nëntor të vitit të kaluar. Kur rifilluan xhirimet, Vin Diesel paralajmëroi se premiera do të ishte më 10 prill 2015, mirëpo kompania ka vendosur ta shfaqë filmin një javë më herët. Skenat e mbetura të Walker janë realizuar me zëvendësim kompjuterik të fotografisë, si edhe me ndihmën e vëllait të tij, Cody.

Telefoni juaj me Android mund të zbulojë historinë tuaj të qasjes në Wi-Fi

Nëse jeni duke përdorur një telefon që përdor Android që është më pak se tre vjet i vjetër, ai do të mund të transmetonte emrat e secilit rrjet Wi-Fi në të cilin jeni qasur. Një hetim i ri nga Fondacioni i Kufijve Elektronikë (EFF) ndoqi veprimtarinë e një veçorie të quajtur Preffered Network Offload (PNO) të paraqitur së pari në versionin Honeycomb të Android-it. Si pjesë e kërkimit të vazhdueshëm të telefonit për lidhjet Wi-Fi, PNO në mënyrë periodike pulson një listë të emrave të rrjeteve të cilave iu është qasur më parë telefoni, shpesh derisa telefoni është ende në mostrën e “gjumit”. Nëse emrat përfshijnë vende të posaçme si “Ndërtesa e kompanisë”, ajo listë do të mund të tregonte për veprimtaritë dhe aktivitetin e një personi. Por nëse jeni të shqetësuar për këtë gjë, atëherë ju mund ta zgjidhni atë me lehtësi. Vetëm shkoni tek opsionet “Advanced Wi-Fi” dhe ndalni opsionin “Keep Wi-Fi on during sleep” për ta ndaluar PNO-në nga kontrollimi për rrjete në fazën e gjumit. (Si shkë...

Ja si na survejojnë telefonatat dhe SMS-të

Jeni duke folur në telefon, shkruar SMS apo chatuar online? Qeveria mund t’ju dëgjojë në çdo kohë! Në një raport transparence të publikuar dje, “Vodafone” ka nxjerrë të dhënat që kompania u ka transferuar shërbimeve sekrete apo qeverive në 29 vendet e botës. Shqipëria është në krye të listës (për shkak të rendit alfabetik) me 5778 persona të përgjuar vetëm përgjatë periudhës 2013-2014. “Për Shqipërinë, është e paligjshme të bësh publike çdo aspekt mbi mënyrën sesi këto përgjime janë kryer”, – thuhet në raportin e Transparencës. Në një krahasim me vendet e tjera, Shqipëria qëndron diku në mes për numrin e përgjimeve. Belgjika dhe Franca janë shtetet ku qytetarët thuajse nuk përgjohen fare; me 2 dhe 3 raste të raportuara nga Vodafone. Përgjimet në vendin tonë lënë gjithashtu pas Irlandën, Kongon e Fixhin. Ndërsa Italia rezulton vendi me numrin më të lartë të përgjimeve: më shumë se 605 mijë vetëm në periudhën 2013-2014. Por si përgjohet në Shqipëri? Kush është i autorizuar për t’u kë...

Përfundon zyrtarisht mbështetja për Windows XP!

Duke nisur nga dita e sotme, sistemi operativ Windows XP del në pension dhe nuk do të marrë më asnjë lloj përditësimi mbi sigurinë. Lajmi ishte bëri i ditur prej disa kohësh nga gjigandi me qendër në Redmond të Washington-it. Megjithatë, ky sistem është tepër i përhapur në kompjuterat në të gjithë botën, nëpër familje, kompani, banka, administrata publike etj. Ndaj, skandeca e XP-së po shkakton jo pak frikë pasi brenda pak orëve milionë kompjutera do të kthehen totalisht vulnerabël nga virusët dhe hacker-at. Windows XP u lançua nga Microsoft në tetor të vitit 2001 dhe kompania bëri të ditur për herë të parë në vitin 2007, se cikli i jetës i këtij sistemi operativ do të vinte drejtë fundit. Ndërkohë kompania prezantoi për përdoruesit sistemet e tjera si Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8. Por pavarësisht të gjithave Windows XP vazhdon të jetë tejet i përdorur. Sipas NetMarketShare ky sistem është ende prezent në rreth 30 përqind të kompjuterave në botë. Megjitha...

Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave,  Interneti  ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale. Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit. Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjeve  tona  politike, por edhe interesat  tona  personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale. Me  rritjen  e përdoruesve të internetit,  bota   ndryshon , siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues  interneti  në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000. Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si  interneti ...

Google teston pajisje për sigurimin e fjalëkalimeve!

Tema e fjalëkalimeve ka bërë tituj të famshëm në vitin e kaluar - prej hakerëve të profilit të lartë e deri tek përdoruesit e rëndomtë të internetit të cilët në formë të përsëritur i harrojnë apo i humbin ato.Por tani, gjiganti i teknologjisë botërore – Google, ka vendosur që procesin e kyçjes në llogari ta bëjnë shumë më të sigurtë në të ardhmen. Madje, me një ide shumë kreative.Konsideroni kyçjen në Gmail me një unazë digjitale në gishtin tuaj ose me një kartelë të koduar e cila lidhet përmes portit të USB-së të kompjuterit tuaj.Siç është detajuar në një dokument kërkimor të publikuar nga IEEE Security & Privacy Magazine për të cilën ka raportuar revista Wired, thuhet se Google tashmë është duke kërkuar alternativa për fjalëkalimet në formën e pajisjeve për sigurimin e fjalëkalimeve. Iniciativat e tilla të Google janë konfirmuar edhe nga Mashable."Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë vërtetësinë edhe më të sigurt, dhe ende më të lehtë për ta menaxhuar. Ne besojmë se eksperime...

Mega rekord përdoruesish në pak orë

Faqja e re për shpërndarjen e dokumentave nga Kim  Dotcom , mega .co.nz, në daljen e saj zyrtare ka njoftuar se tashmë ka arritur në 1 milion përdorues. Gjatë fjalimit të tij,  Dotcom  ka dhënë disa porosi lidhur me internetin , duke deklaruar se “interneti nuk i takon askujt, prandaj synimet e atyre që duan të dominojnë  internetin  janë kundër inovacionit dhe se këto tentativa duhet të  ndalen ”, shkruan  Portali  Krokodili. Vetëm një orë pas daljes,  Mega  ka arritur në 100 mijë përdoruesit e parë, për të arritur në një milion pak orë më pas. Kërkesa për regjistrim ka qenë e jashtëzakonshme, duke bërë që disa prej përdoruesve të parë të mos mund të hynin në shërbim. 

Facebook kërkon $100 për të dërguar një mesazh

Shtrirja e Facebook-ut është e madhe, por për një përdorues mesatar arritja është pa dyshim më e kufizuar. Dërgimi i mesazheve të personave që nuk keni si miq do ta drejtojë  mesazhin  në kutinë “Të Tjera,” ku mund të harrohet shpejt ose nuk shikohet fare, shkruan krokodili.com. Rrjeti social mori parasysh faturimin e përdoruesve për të drejtuar mesazhin  në dosjen e  duhur  ku shumë vende  treguan  një çmim prej $1 për  mesazh . Agjenti  i Talenteve Televizive Mikea Johnson mori një faturë prej $100 për funksionalitetin. $100 (€76) është i shtrenjtë për disa fjalë, por jemi kureshtarë të shohim sa njerëz do të paguajnë për të. /albeu.com/

Fjala më e gjatë në anglisht kërkon 3.5 orë për ta shqiptuar

Fjala më e gjatë në anglisht ka 189,819 shkronja dhe duhen 3 orë e gjysmë për ta shqiptuar saktë. Është emri kimik i Titin (ose connectin), një proteinë gjigante që funksionon si një burim molekular dhe që është përgjegjëse për elasticitetin pasiv të muskulit. Nuk është “Supercalifragilisticexpialidocious”. Në fakt, duhet të thuash mbi 5,000 herë “Supercalifragilisticexpialidocious” për t’iu afruar germëzimit të fjalës. Fjala e plotë këtu.

Hakerët grekë sulmojnë faqen zyrtare të presidencës shqiptare

Mediet greke njoftojnë sulm hakerësh mbi faqen zyrtare në internet të presidencës shqiptare. Lajmi u bë i ditur rreth orës 19:30, disa minuta pas sulmit të hakerëve në faqen  www.president.al . Prej kësaj ore çdo përpjekje për të hapur faqen e internetit të presidentit ishte e dështuar, pasi faqja nuk funksiononte. Sipas uebfaqes greke aftonomi.gr, faqja është sulmuar nga hakerët grekë dhe sulmi është bërë në përgjigje të deklaratës së Berishës për tokat shqiptare. Faqja zyrtare e presidencës së Shqipërisë që nga ora 19:30 e mbrëmjes nuk funksionoi dhe pritet që normaliteti të rivendoset shpejt.

Google Doodle per 100 vjetorin e shtetit Shqiptar

Google do të festojë 100 vjetorin e shtetit Shqiptar me një "doodle" dhe ky është lajmi konfirmues! Doodle-s jane logo-supriza nga Google qe nxirren ne caste te caktuara ne perkujtim ose ne festim te ngjarjeve apo njerezish te dalluar ne histori. Shembuj te Doodles jane imazhet ne ditet e lojrave olimpike, doodle per nder te Chaplinit, Pac-man etj. Prej kohesh disa levijze shqiptaresh ne Twitter dhe ne rrjete te tjera sociale kane tentuar te terheqin vemendjen e punonjesve te Google per nje Doodle per festimin e 100 vjetorit te shtetit Shqiptar.  Fushatat ne mbeshtetje te Doodle-it qe do festonte me Shqiptaret kane arritur deri ne peticione online. Peticioni i nisur nga webmasteri i tech.al pershembull ka arritur te mbledhe 40 000 mbeshtetes sipas  changes.org , nje numer me te vertete rekord per nje aktivitet te tille online me nje komunitet kaq te vogel.  Dhe perpjekjet nuk ishin te kota. Informacione te brendshme nga stafi i Google njoftojne qe shqiptaret kudo qe jane ...

Çdo llogari Skype mund të hakohet

Hakerët rusë kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në llogaritë Skype-it dhe për të marrë kontroll të plotë, duke përdorur vetëm një adresë emaili. Metodat e përdorura janë konfirmuar nga The Next Web kur ata kryen vetë testime. Metoda në fjalë mund të çojë në ndryshimin e fjalëkalimit nga rrëmbyesi në një llogari të hakuar të Skype-it dhe pastaj i zoti fillestar nuk do të ketë kontroll mbi të. Për momentin, Skype ka pezulluar ndryshimin e fjalëkalimit, i cili ishte një nga hapat kryesorë për kontrollin e plotë të një llogarie të hakuar. Nëse jeni të fiksuar me llogarinë tuaj, mund të ndiqni këto hapa për të ndryshuar adresën e emailit: Shkoni tek skype.com dhe hyni në llogarinë tuaj Shkoni tek profili juaj dhe shtoni një adresë të re emaili, që është vështirë të zbulohet nga një haker Klikoni Save, pastaj klikoni Edit përsëri dhe vendosni adresën e re të emailit si kryesoren (Primary) Klikoni Ruaj, shkruani fjalëkalimin tuaj, klikoni (specifikisht) butonin Enter Fshini adre...

Apple i paguan Hekurudhës Zvicerane $21 milionë për kopjimin e orës

Nga të gjitha karakteristikat e produkteve të Apple-it, kuptohet se ikona e një ore do të jetë gjëja e fundit që mund të shkaktojë polemika. Megjithatë, shumë shpejt pasi Apple hodhi në treg një orë të re për iPad-in si pjesë e përditësimit të iOS 6 nga mesi i shtatorit, kompania u akuzua për kopjim të dizajnit nga Hekurudha Federale Zvicerane. Ora zvicerane në fjalë është projektuar që në 1940 nga Hans Hilfiker dhe konsiderohet një simbol i kompanisë dhe vetë vendit. Hekurudha Zvicerane kërcënoi se do të ngrinte padi, por brenda disa javësh, Apple u duk se e hëngri presionin dhe ra dakord të licenconte dizajnin e orës. Por gjatë kësaj kohe, publikimi nga gazeta zvicerane  Tages-Anzeiger  raporton që Apple ka paguar $21 milionë për të drejtat e licencimit.

Kaspersky Labs me sistem operativ

Punonjësit e Kaspersky Labs s’kanë qenë kurrë të ndrojtur të shfaqin mendimin e tyre, kur është fjala për nivelin e sigurisë në sistemet e sotme operative dhe tani po planifikojnë t’i tregojnë botës punën e tyre, duke ndërtuar sistemin e tyre operativ. Projekti i Kaspersky synon sistemet vendimtare, si stacionet bërthamore dhe sistemet e telekomunikacionit, duke iu ofruar alternativën më të sigurt në treg. KL OS, siç e quan Kaspersky SO-në e tyre, do të “ krijohet për të zgjidhur disa detyra specifike ,” dhe po sakrifikon duke ekzekutuar kode të palëve të treta dhe duke përdorur aplikacione të paautorizuara në emër të sigurisë. Themeluesi i Kaspersky Labs  Eugene Kaspersky thotë se siguria e sistemit është e vërtetueshme dhe e testueshme.

Nokia Lumia 920 më i shtrenjtë se Galaxy S III

Nokia i ka vendosur smartfonit të ardhshëm Lumia 920, një çmim më të lartë se Galaxy S III i Samsung-ut, një lëvizje që analistët pyesin veten se si do ta justifikojë kompania finlandeze. Çmimi i Lumia 920 është 25% më i shtrenjtë se ai i Galaxy S III. Nokia tha se Lumia 920 do të dalë në treg për rreth 5700 korona suedeze, ndërsa Galaxy S III kërkon vetëm 4515 korona. Kjo hapësirë në çmim është më e vogël në shtete të tjera si në Italia ku telefoni i Nokia-s do të kushtojë 599 euro kundrejt 530 të Samsung-ut. Analisti Nick Dillon thotë se përderisa të dy aparatet janë të ngjashëm nga pikpamja teknologjike me njëri tjetrin, Nokia do ta ketë të vështirë ta justifikojë këtë çmim. Për më tepër, telefoni Windows është akoma i panjohur për konsumatorët, dhe pritet dalja e tij. Nokia ka në plan të nxjerrë Lumia 820 dhe 920 në Gjermani dhe Itali nga mesi i nëntorit. Vende si Danimarka, Rusia dhe Suedia do ta shohin aparatin nga fundi i vitit. Kompania nuk ka nxjerrë akoma detaje ...

Çfarë do të bënit sikur të gjeni në rrugë një ‘iPhone 5’ (Video)

Derisa shumë njerëz presin të blejnë produktin më të ri të Apple, iPhone 5, disa holandezë kanë ardhur deri te ideja që ta ngjisin atë në trotuar dhe kanë xhiruar reagimet e qytetarëve. Ky telefon i mençur do të dalë në shitje në Holandë nga e premtja, ndërsa ekipi i faqes iPhone5.nl e ka gjetur një nga telefonat më të shitur në botë për momentin dhe e ka ngjitur në një trotuar në Amsterdam. Ndërkohë që disa e kanë kuptuar menjëherë se për çfarë është fjala, të tjerët kanë provuar që në mënyra të ndryshme ta marrin telefonin... /Telegrafi/

Paralajmërimi kundër piraterisë po vjen në SHBA këtë vit

Furnizuesit e internetit në SHBA po afrohen më afër për të nxjerrë programin e tyre kundër piraterisë me 6 paralajmërime, duke u pasuar nga gjoba të ndryshme për ata që shkelin të drejtat e autorit dhe ligjet në internet. Programi thuhet se do të jetë pothuajse i njëjtë me atë që po zbatohet aktualisht në France. Programi quhet Copyright Alert System dhe kishte në plan të dilte në korrik të 2012. Kryetari i Qendrës së Informacionit (CCI) Jill Lesser, është i sigurtë se programi do të vihet në zbatim para fundit të këtij viti. Detajet e plota akoma nuk janë publikuar, por Lesser thotë se është më shumë një program mësimi për përdoruesit e internetit. Nga mënyra se si e kuptojmë ne, çdo shkelje do të shoqërohet me një paralajmërim. Gjobat mund të përfshijnë nga ulje të shpejtësisë së internetit, ndërprerje të internetit apo edhe gjobë monetare. Lesser tha se do të jetë në dorën e çdo furnizuesi të internetit se sa në ekstrem do ti çojë gjobat e veta. Ka akoma më shumë pyet...