Skip to main content

Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave, Interneti ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale.
Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit.
Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjeve tona politike, por edhe interesat tona personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale.
Me rritjen e përdoruesve të internetit, bota ndryshon, siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues interneti në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000.
Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si interneti ka ndikuar në jetën tonë.



Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...