Skip to main content

Google Doodle per 100 vjetorin e shtetit Shqiptar

Google do të festojë 100 vjetorin e shtetit Shqiptar me një "doodle" dhe ky është lajmi konfirmues! Doodle-s jane logo-supriza nga Google qe nxirren ne caste te caktuara ne perkujtim ose ne festim te ngjarjeve apo njerezish te dalluar ne histori. Shembuj te Doodles jane imazhet ne ditet e lojrave olimpike, doodle per nder te Chaplinit, Pac-man etj.

Prej kohesh disa levijze shqiptaresh ne Twitter dhe ne rrjete te tjera sociale kane tentuar te terheqin vemendjen e punonjesve te Google per nje Doodle per festimin e 100 vjetorit te shtetit Shqiptar. 
Fushatat ne mbeshtetje te Doodle-it qe do festonte me Shqiptaret kane arritur deri ne peticione online. Peticioni i nisur nga webmasteri i tech.al pershembull ka arritur te mbledhe 40 000 mbeshtetes sipas changes.org, nje numer me te vertete rekord per nje aktivitet te tille online me nje komunitet kaq te vogel. 

Dhe perpjekjet nuk ishin te kota. Informacione te brendshme nga stafi i Google njoftojne qe shqiptaret kudo qe jane do festojne me nje Doodle kete 100 vjetor. Diskutimet e fundit po behen per imazhin qe do perdoret, por per fat te keq nuk mund te bejme publike ndonje alternative ne kete cast. 
Sic kuptohet behet fjale per disa alternativa qe do votohen nga stafi i Google (mes te cileve ka dhe shqiptare sigurisht) dhe ekipi yne po perpiqet qe te mbledhe alternativat qe nuk do ia dalin per te qene Doodle e do t'i publikoje ne nje artikull pas dates 28 Nentor.

Dhe nuk mbaron me kaq! Ekipi i Google po punon dhe per versionin shqip te motorrit te kerkimit te tij. Domaini google.al qe ka disa kohe aktiv, pas dates 28 Nentor do te permiresoje dhe kerkimin ne faqet shqiptare dhe ne shqip. Sic mesojme procesi per krijimin e ketij indeksi ne shqip ka kohe qe eshte ne proces, le te shohim sa rezultativ do jete./Shqiperia.com


Shqiponja në foto ështe bërë me copa kostumesh popullore nga të gjitha trevat 
e Shqiperisë në mënyrë që të simbolizojë të gjithë Shqiptarët dhe trevat. 
Foto e krijuar nga McCann Erickson në përgjigje 
të peticionit tek changes.org për doodle shqiptar.


Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes