Skip to main content

Google teston pajisje për sigurimin e fjalëkalimeve!


Tema e fjalëkalimeve ka bërë tituj të famshëm në vitin e kaluar - prej hakerëve të profilit të lartë e deri tek përdoruesit e rëndomtë të internetit të cilët në formë të përsëritur i harrojnë apo i humbin ato.Por tani, gjiganti i teknologjisë botërore – Google, ka vendosur që procesin e kyçjes në llogari ta bëjnë shumë më të sigurtë në të ardhmen. Madje, me një ide shumë kreative.Konsideroni kyçjen në Gmail me një unazë digjitale në gishtin tuaj ose me një kartelë të koduar e cila lidhet përmes portit të USB-së të kompjuterit tuaj.Siç është detajuar në një dokument kërkimor të publikuar nga IEEE Security & Privacy Magazine për të cilën ka raportuar revista Wired, thuhet se Google tashmë është duke kërkuar alternativa për fjalëkalimet në formën e pajisjeve për sigurimin e fjalëkalimeve. Iniciativat e tilla të Google janë konfirmuar edhe nga Mashable."Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë vërtetësinë edhe më të sigurt, dhe ende më të lehtë për ta menaxhuar. Ne besojmë se eksperimente si këto mund ta ndihmojnë qasjen në sistemet e llogarive tona online” /

Popular posts from this blog

IE9 dominon në bllokimin e malware

Sipas një raporti nga NSS Labs, Internet Explorer 9 përmes teknikës së saj për bllokimin e URL’ve të dëmshëm me SmartScreen Filter dhe Application Reuptation për të gjetur skedarë jo të besueshëm, ka arritur të renditet si shfletuesi më i mirë për të bllokuar malware. IE9 ka bllokuar 92% të malware me filtrimin e saj me bazë në URl dhe 100% me filtrimin e saj me bazë në aplikacione. IE8 është renditur në vendin e dytë me 90% malware të bllokuar, ndërsa në vendin e tretë janë renditur bashkërisht Safari 5, Chrome 10 dhe Firefox 4, duke bllokuar vetëm nga 13 për qind. Në fund ishte Opera 11 me vetëm 5 për qind malware të bllokuar. Studimi ka shikuar faqet që varen në aspektin e mashtrimit të përdoruesve për të instaluar softuer të dëmshëm, ndërsa çkado që ka përdorur lëshime të shfletuesit për të dërguar malware nuk është përfshirë. Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android. Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë. Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim. Shkarkoni instaluesin  e pakos Android Skin për Windows 7 [ klikoni këtu  për versionin 32 bit;  klikoni këtu  për versionin 64 bit]. SI TA INSTALONI NË WINDOWS 1.         Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja ...

Trajnim për Android në Kosovë

Për herë të parë, nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) dhe nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe USAID’it, në Kosovë do të mbahet një trajnim për platformën mobile inovative Android. Sipas një  njoftimi  të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim. Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shk...

Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve. Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse? Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën. Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një ...