Universal Studios ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e filmit “Fast & Furious 7”, ndërsa premiera do të jepet më 3 prill 2015. Vazhdimi i shtatë i këtij filmi ishte caktuar të lansohej këtë verë, mirëpo u shty si pasojë e vdekjes tragjike të aktorit Paul Walker në nëntor të vitit të kaluar. Kur rifilluan xhirimet, Vin Diesel paralajmëroi se premiera do të ishte më 10 prill 2015, mirëpo kompania ka vendosur ta shfaqë filmin një javë më herët. Skenat e mbetura të Walker janë realizuar me zëvendësim kompjuterik të fotografisë, si edhe me ndihmën e vëllait të tij, Cody.
Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...