Skip to main content

Hakerët grekë sulmojnë faqen zyrtare të presidencës shqiptare

Mediet greke njoftojnë sulm hakerësh mbi faqen zyrtare në internet të presidencës shqiptare.
Lajmi u bë i ditur rreth orës 19:30, disa minuta pas sulmit të hakerëve në faqen www.president.al.
Prej kësaj ore çdo përpjekje për të hapur faqen e internetit të presidentit ishte e dështuar, pasi faqja nuk funksiononte.
Sipas uebfaqes greke aftonomi.gr, faqja është sulmuar nga hakerët grekë dhe sulmi është bërë në përgjigje të deklaratës së Berishës për tokat shqiptare.
Faqja zyrtare e presidencës së Shqipërisë që nga ora 19:30 e mbrëmjes nuk funksionoi dhe pritet që normaliteti të rivendoset shpejt.


Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...