Skip to main content

Nju Jork, fansat e iPhone 6 zënë radhën në Apple Store

Data e mbërritjes nëpër dyqane e iPhone 6 është ende e panjohur, por tashmë po formohen radhët e para të fanatikëve të iPhone-ve në Nju Jork përpara Apple Store në Fifth Avenue. 

iPhone 6 do të prezantohet më 9 shtator në Cupertino të Kalifornisë. Riti i pritjes tashmë është një ngjarje klasike në vigjilje të daljes së modelit më të ri të iPhone.

Radhët e gjata në vitet e shkuara janë kthyer edhe në një okazion për të tërhequr vëmendjen mediatike. Siç raporton edhe site “Macity”, Brian Ceballo dhe Joseph Cruz kanë mbërritur në Fifth Avenue më 31 gusht duke planifikuar që do të qëndrojnë në pritje për rreth 19 ditë.

iPhone 6 nëpër dyqanet Apple Store mund të dalë më 19 shtator. Eventi i Apple do të prezantohet në Cupertino një vend historik ku Steve Jobs 30 vjet më parë prezantoi Mac, PC-ja që solli një revolucion në informatikë. Sipas të dhënave të fundit do të performojnë edhe U2 që në vitin 2004 së bashku me Jobs lançuan një version special të iPod. Për bandën e Bono Vox eventi i Apple pritet të jetë edhe një okazion për të prezantuar albumin më të ri.

Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...