Skip to main content

Kountribo

Popular posts from this blog

IE9 dominon në bllokimin e malware

Sipas një raporti nga NSS Labs, Internet Explorer 9 përmes teknikës së saj për bllokimin e URL’ve të dëmshëm me SmartScreen Filter dhe Application Reuptation për të gjetur skedarë jo të besueshëm, ka arritur të renditet si shfletuesi më i mirë për të bllokuar malware. IE9 ka bllokuar 92% të malware me filtrimin e saj me bazë në URl dhe 100% me filtrimin e saj me bazë në aplikacione. IE8 është renditur në vendin e dytë me 90% malware të bllokuar, ndërsa në vendin e tretë janë renditur bashkërisht Safari 5, Chrome 10 dhe Firefox 4, duke bllokuar vetëm nga 13 për qind. Në fund ishte Opera 11 me vetëm 5 për qind malware të bllokuar. Studimi ka shikuar faqet që varen në aspektin e mashtrimit të përdoruesve për të instaluar softuer të dëmshëm, ndërsa çkado që ka përdorur lëshime të shfletuesit për të dërguar malware nuk është përfshirë. Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android. Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë. Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim. Shkarkoni instaluesin  e pakos Android Skin për Windows 7 [ klikoni këtu  për versionin 32 bit;  klikoni këtu  për versionin 64 bit]. SI TA INSTALONI NË WINDOWS 1.         Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja ...

Trajnim për Android në Kosovë

Për herë të parë, nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) dhe nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe USAID’it, në Kosovë do të mbahet një trajnim për platformën mobile inovative Android. Sipas një  njoftimi  të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim. Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shk...

Google+ del në minus!

Kur u lansua Google+ para disa muajve, shumë shpejt filluam të mësoheshim me të. Ne besuam se rrjeti social do të krijonte një sfidë të shkëlqyer për konkurrentët si Facebook dhe Twitter, kryesisht për shkak të audiencës së madhe të Google. Tani ka kaluar një kohë e gjatë prej se shumë prej nesh e kanë vizituar apo postuar diçka në këtë rrjet.  Sipas 89n  në bazë të disa hulumtimeve të bëra, mesatarja e postimeve publike jo private në ditë ka pësuar një rënie prej 0.68 në ditë mes datës 19 korrik 2011 dhe 19 gusht 2011, në 0.40 postime publike në ditë prej datës 19 gusht deri më 14 shtator 2011. Kjo paraqet një rënie prej 41 për qind, që me fjalë të tjera nënkupton se adoptuesit e hershëm të këtij rrjeti janë duke ia kthyer shpinën në qetësi. Të gjitha këto ndryshime ndodhën pavarësisht paraqitjes së avancimit të butonit Google +1, listën e sugjeruar të ngjashme me Twitter dhe profilet e verifikuara. 89n thekson se 7,280 njerëz kanë lidhur profilet e tyre në Google me...