Skip to main content

Ja si na survejojnë telefonatat dhe SMS-të

Jeni duke folur në telefon, shkruar SMS apo chatuar online? Qeveria mund t’ju dëgjojë në çdo kohë! Në një raport transparence të publikuar dje, “Vodafone” ka nxjerrë të dhënat që kompania u ka transferuar shërbimeve sekrete apo qeverive në 29 vendet e botës. Shqipëria është në krye të listës (për shkak të rendit alfabetik) me 5778 persona të përgjuar vetëm përgjatë periudhës 2013-2014. “Për Shqipërinë, është e paligjshme të bësh publike çdo aspekt mbi mënyrën sesi këto përgjime janë kryer”, – thuhet në raportin e Transparencës. Në një krahasim me vendet e tjera, Shqipëria qëndron diku në mes për numrin e përgjimeve. Belgjika dhe Franca janë shtetet ku qytetarët thuajse nuk përgjohen fare; me 2 dhe 3 raste të raportuara nga Vodafone. Përgjimet në vendin tonë lënë gjithashtu pas Irlandën, Kongon e Fixhin. Ndërsa Italia rezulton vendi me numrin më të lartë të përgjimeve: më shumë se 605 mijë vetëm në periudhën 2013-2014. Por si përgjohet në Shqipëri? Kush është i autorizuar për t’u kërkuar operatorëve telefonikë vendosjen e një personi nën përgjim dhe çfarë informacionesh marrin në duar institucionet?

Si përgjohet në Shqipëri 

Në raportin e “Vodafone” thuhet se ligji i Përgjimeve në Shqipëri përcakton se, në rastet kur Shërbimi sekret apo ministritë e autorizuara nuk mund të kryejnë interceptime vetëm përmes burimeve të tyre, atëherë i drejtojnë kërkesë operatorit telefonik. “Drejtori i Shërbimit sekret ose ministrat mund të kërkojnë asistencën e çdo operatori të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të realizuar përgjimin”,-thuhet në raport. Të drejtën për të kërkuar përgjime në Shqipëri e kanë SHISH, agjencia inteligjente në Ministrinë e Brendshme, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, por edhe çdo shërbim tjetër inteligjent i përcaktuar si i tillë nga ligji. Në të gjitha rastet, filtri është Prokurori i Përgjithshëm. Kërkesa për përgjim i drejtohet kryeprokurorit ose prokurorit të caktuar prej tij, të cilët vendosin për ta miratuar apo jo kërkesën. Ndërsa përgjimi i kryer nga operatorët telefonikë duket të jetë i përputhshëm teknikisht me pajisjen që ndodhet në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Vodafone thekson se përgjimet e kryera nuk mund të paraqiten në gjyq si provë. Përveç rasteve kur është Gjykata ajo që jep autorizimin për përgjim. Kaq sa për procedurat. Gjithë sa ka rëndësi është fakti se bisedat zanore të 5778 personave të përgjuar në 1 vit, SMS-të e tyre, vendndodhja e madje edhe telefonatat e humbura kanë mbërritur në duart e Shërbimit Sekret apo agjencive të tjera të autorizuara.

Siguri dhe spiunazh

“Më në fund, Vodafone po hedh pak dritë në mes të errësirës”,-shkruante dje revista gjermane “Focus”, në lidhje me të drejtën e qeverive për të përgjuar gjithkund e gjithkënd. Edhe pse ky fakt nuk është aspak i ri, revista raporton në Gjermani, shteti mund të përgjojë teorikisht çdo bisedë. “Mbikëqyrja dhe spiunazhi kryhen në mënyrë sekrete. Megjithatë, kompanitë telefonike janë të detyruara të mos flasin për këtë aktivitet në shumë vende. Në disa raste, ato kanë mohuar me forcë pjesmarrjen në këto praktika spiunazhi”,- shkruhet në “Focus”. Revista gjermane është fokusuar tek procedurat se si kryhen përgjimet dhe sa të mbrojtur janë qytetarët përballë këtyre mënyrave shpeshherë arbitrare. “Autoritetet duhet që kërkesën e tyre ta legalizojnë në gjyq. Zakonisht, urdhri i gjykatës kërkohet përpara se të dhënat t’u kalojnë atyre”,-citohet një zyrtar i Vodafone.

Skenari i makthit

“Përgjuesit u lejojnë qeverive të dëgjojnë apo regjistrojnë bisedat, një skenar makthi ky, siç thonë aktivistët e privatësisë”,-shkruante dje The Guardian, pas publikimit të raportit të Vodafone. Prestigjiozja britanike e cilëson thyerje të heshtjes, publikimin e kompanisë, e cila sipas saj ka për qëllim të sprapsë qeveritë në përgjimin gjithnjë e më të madh që po u bëjnë qytetarëve të tyre. Në Shqipëri, Egjipt, Hungari, Indi, Maltë, Rumani, Afrikën e Jugut apo Turqi është e paligjshme nxjerrja e çdo informacioni mbi llojin e përgjimeve që kryhen nga agjencitë qeveritare. “Aksesi i qeverive për të hyrë në rrjetet telefonike lehtësisht është i tmerrshëm dhe i pashembullt”, – tha për “The Guardian” drejtori i “Liberty”, Shami Chakrabarti. Në gjashtë prej vendeve ky Vodafone operon, ligji detyron operatorët telefonikë të instalojnë në mënyrë direkte përgjimet, ose i lejon qeveritë ta bëjnë këtë. Sipas raportit, përgjimet në masë mund të ndodhin në çdo operator telefonik, ndërsa qeveritë as që u justifikohen atyre për arsyet pse i mbajnë nën vëzhgim klientët e tyre. “Këta janë skenarë të tmerrshëm, të cilët ne i kishim marrë me mend”,-thotë Gus Hosein, drejtori ekzekutiv i “Privacy International”, i cili ka ndërmarrë aksione legale kundër qeverisë britanike lidhur me përgjimet masive. “S’ma kishte marrë kurrë mendja që kompanitë telefonike do të ishin kaq bashkëfajtore. Është një hap i guximshëm nga Vodafone, që shpresojmë të ndiqet nga shumë kompani të tjera. Por ajo për të cilën kemi nevojë është një guxim edhe më i madh për të luftuar kundër këtyre procedurave ilegaleve dhe ligjeve në vetvete”, – shtoi ai për “The Guardian”. “Ne po bëjmë apel që t’i jepet fund aksesit të drejtpërdrejtë të agjencive qeveritare për të pasur në duar të dhënat e komunikimeve. Kërkojmë që qeveritë të shkurajojnë agjencitë dhe autoritetet nga të kërkuarit e aksesit të drejtpërdrejtë në operatorin e komunikimeve, pa një mandat të ligjshëm”, – thotë zyrtari i Grupit Vodafone, Stephen Deadman.

Vendet më të përgjuara

Sipas analizës së “The Guardian”, Malta rezulton të jetë vendi më i spiunuar në Europë. Vendi ka një popullsi të vogël prej 420 mijë banorësh, por vetëm vitin e kaluar Vodafone ka kryer 3 773 procedura përgjimi. Në Itali, ku prezenca e mafias kërkon një nivel të lartë ndërhyrjeje nga policia, Vodafone ka marrë 606 mijë kërkesa për përgjim, më shumë se në çdo vend tjetër ku kjo kompani operon. Kërkesat për përgjim në të gjithë operatorët janë shumë herë më të mëdha se ky numër, por qeveria nuk publikon të dhënat statistikore për to. Parlamenti i Italisë lëshon megjithatë të dhëna, sipas së cilave në 2012 janë lëshuar 141 mijë kërkesa, ndërkohë që në Britaninë e Madhe ka vetëm 2 760 të tilla. Spanja, e cila ka vuajtur nga sulmet terroriste të islamikëve dhe separatistëve baskë, ka kërkuar përgjime për 24 mijë persona. Republika Çeke renditet pas Italisë për numrin e madh të të dhënave telefonike, 196 mijë kërkesa gjithsej. Eduard Snowden i NSA i është bashkuar së fundmi një fushate për forcimin e ligjeve të privatësisë, së bashku me Google, Reddit, Mozilla dhe kompani të tjera me moton “Reset the net”. 12 muaj pas denoncimit të shkallës së programeve përgjuese të qeverisë amerikane, të publikuara nga Guardian dhe Washington Post, Snowden tha:”Një vit më parë, ne mësuam se interneti është nën mbikëqyrje dhe aktiviteti ynë është duke u monitoruar për të krijuar të dhëna mbi jetën tonë private; s’ka rëndësi sa e pafajshme apo e zakonshme mund të jetë. Sot është koha që ne të fillojmë të punojmë efektivisht për t’i dhënë fund mbledhjes së komunikimeve tona, edhe nëse Kongresi Amerikan dështon ta bëjë një gjë të tillë”.

Histori shqiptare përgjimi/ SHISH në përgjim të Policisë

Publikimi nga media i një urdhërese, ku drejtuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror kërkonin mbikëqyrjen e drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit vazhdon të debatohet në Shqipëri. Sipas këtij urdhri, drejtues të SHISH-it kërkonin të dhëna për zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, të emëruar nga mazhoranca aktuale. Në të vërtetë, ky akt acaroi marrëdhëniet mes kreut të SHISH-it, Visho Ajazi dhe eksponentëve të mazhorancës aktuale. Kreu i SHISH-it u thirr në një seancë dëgjuese në Komisionin e Sigurisë e më pas, një grup kontrolli nga Parlamenti ka shkuar në zyrat e Shërbimit Sekret, për të verifikuar në burim këtë urdhër.

“Janë totalisht jashtë objektit të përcaktuar nga ligji për organizimin e funksionimin e SHISH-it. Kemi të bëjmë me një kërkesë të kundraligjshme, madje me elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës më e pakta. Po të sjellim për analogji, as në kohën e Koçi Xoxes nuk janë bërë këto dhe kur tentoi t’i bënte, Enveri i preu kokën. E thënë me atmosferën që përjetojmë, duket si një axhendë zyrtare e përputhur me një axhendë politike. Axhenda zyrtare e SHISH, ndërkohë që është axhenda e Partisë Demokratike, e cila po merret me këtë situatë duke akuzuar mjaft drejtues të policisë për implikime në krim”, – deklaroi asokohe Spartak Braho. Nuk ka ende një përfundim të Kontrollit parlamentar për Visho Ajazin, por është e qartë që kjo çështje nuk kaloi pa pasoja për statusin e tij në krye të Shërbimit sekret shqiptar.

SHIU në përgjim të opozitës 

Ish-shefi i SHIU-t, Ylli Zyla u vendos në fokusin e një debati politik pas protestës së 21 janarit. Asokohe u tha se Shërbimi Informativ i Ushtrisë ishte i vetmi që ofroi informacione se në protestën e paralajmëruar nga PS do të kishte dhunë. Kohë më pas, deputetë të PS ngritën akuza të njëpasnjëshme ndaj këtij Shërbimi, me akuzat se përgjonte në mënyrë të kundraligjshme drejtuesit e opozitës. Media u përfshi në këtë debat me informacione se SHIU kishte blerë pajisje të reja përgjuese për këtë qëllim në një kompani amerikane. Vetë Ylli Zyla i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pranuar megjithatë se ka ofruar informacione për protestën e 21 janarit. Pas ndryshimit të pushtetit, kjo çështje është rikthyer sërish në vëmendjen e opinionit publik, pasi ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bërë një kallëzim penal për aparaturën e përgjimit të SHIU-t, në kohën që ministria drejtohej nga Imami. “Është akoma në investigim kjo çështje. Në momentin më të parë që do kemi konkluzione, të jeni të sigurt që do të bëhet publike. Unë mendoj që opozita e sotme i ka tejkaluar kompetencat në përgjimin e opozitës”,-tha Kodheli kohë më parë në media. Aktualisht, kjo çështje ndodhet në Prokurori, ku po vazhdojnë hetimet për procedurën e blerjes së një pajisjeje përgjimi dhe dyshimet për përgjime të opozitës së shkuar apo diplomatëve të huaj në Tiranë. Prokuroria nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë çështje.


Burimi:thealbanian.co.uk

Popular posts from this blog

Samsung Focus 2 vs Nokia Lumia 900 Krahasimi Hardware

Këtu kemi një krahasim në mes dy hardware Windows Phones në AT & T,  Samsung  Focus 2 Vs. Nokia Lumia 900. AT & T mban nisur nga telefonat e Windows në treg dhe duke i dhënë përdoruesve zgjedhjen më të madhe të mundshme smartphones. Të dy telefonat janë të drejtuara në spektër të ndryshme të tregut me Samsung Focus 2 më shumë buxhet miqësore dhe Lumia Nokia 900  Windows Phone zgjedhje premium. Por gjëja më interesante këtu është se nuk është vetëm $ 50 ndan njëri-tjetrin çmimi i mençur në mënyrë ajo do të jetë interesante kur Fokus 2 hits treg sa mirë do të bëjë kundër Lumia 900 në shitje. Shikoni videon krahasim tonë hardware dhe ju vendosni... Focus Samsung 2 Focus Samsung 2 është një vazhdim buxheti miqësore në Fokus origjinal. Është një 4G LTE  Windows Phone  dhe do të vijë me një ekran 4 inç AMOLED, e Super 1.4 GHz vetme-core processor, 8 GB e magazinimit dhe  Windows Phone 7.5 mango. Ajo retails për vetëm $ 49,99 dhe do të jetë në dispoz...

"PhotoMath", aplikacion impresiv për matematikë

PhotoMath quhet app-i që lexon dhe zgjedh detyra matematikore duke përdor kamerën e telefonit tuaj në kohë reale. Appi kryen disa punë bazike matematikore si: shprehje aritmetike (+, -, x, /), thyesa dhe decimale (3/4), fuqi dhe rrënja katrore, ekuacione të thjeshta lineare. Zhvilluesit e appi-t vazhdimisht sjellin funksione të reja në të. PhotoMath është i disponueshëm për iOS dhe Windows Phone , derisa në zhvillim është appi për Android.

iPhone 6 ,3 sekonda mbrapa Galaxy Note 4 ne testin e shpejtesise

Perballja me e fundit e dy gjiganteve te teknologjise Apple dhe Samsung eshte ajo ndermjet iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note 4 . Te dy telefonat u lancuan kete vite , por cfare i ndane keta te dy smartphone nga njeri tjetri , shpejtesia , dizanji apo tjeter . Nje video e postuar pak me pare ne youtube ,ku testohen dy pasijet per shpejtesine e hapjes se programeve. Ju rikujtojme se Iphone 6 Plus fuqizohet nga nje procesor A8 64bit dhe 1 Gb RAM , ndonese Samsung Galaxy Note 4 fuqizohet nga nje procesor Qualcomm Snapdragon 805 dhe 3 GB RAM Shikoni videon:

Prezantohet telefoni me i holle ne bote!

Vetem 4.85mm e ben Oppo R5 telefonin me te holle ne bote te momentit. R5 eshte 5.2 inc full HD AMOLED screen , fuqizohet nga nje processor quad 2.1GHz 64 bit Snapdragon 615 SoC, 2GB RAM, 5MP/13MP kameras dhe baterria me fuqi 2,000 mah , dhe peshon vetem 155g . Ka nje mbeshtjellje metalike qe e ben ate te lehte per tu mbajtuar ne dore dhe shume komfort. R5 do te dale ne treg ne dhjetor me tre ngjyra , argjendi, ari dhe gri, me nje cmim fillestar prej $499./ botainformatikes.us