Duke nisur nga dita e sotme, sistemi operativ Windows XP del në pension dhe nuk do të marrë më asnjë lloj përditësimi mbi sigurinë. Lajmi ishte bëri i ditur prej disa kohësh nga gjigandi me qendër në Redmond të Washington-it. Megjithatë, ky sistem është tepër i përhapur në kompjuterat në të gjithë botën, nëpër familje, kompani, banka, administrata publike etj. Ndaj, skandeca e XP-së po shkakton jo pak frikë pasi brenda pak orëve milionë kompjutera do të kthehen totalisht vulnerabël nga virusët dhe hacker-at. Windows XP u lançua nga Microsoft në tetor të vitit 2001 dhe kompania bëri të ditur për herë të parë në vitin 2007, se cikli i jetës i këtij sistemi operativ do të vinte drejtë fundit. Ndërkohë kompania prezantoi për përdoruesit sistemet e tjera si Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8. Por pavarësisht të gjithave Windows XP vazhdon të jetë tejet i përdorur. Sipas NetMarketShare ky sistem është ende prezent në rreth 30 përqind të kompjuterave në botë. Megjitha...
Lajmet me te fundit rreth teknologjise