Skip to main content

Hakerat vjedhin të dhënat e 12mln përdoruesve të Apple nga FBI-ja

NJU JORK- Një grup hakerash kanë mundur të hyjnë në një kompjuter të FBI-së duke marrë të dhënat personale të 12 milion përdoruesve të iPhone dhe iPad.  Për të provuar gjithçka grupi me emrin "AntiSec" postoi në internet identitetin e përdoruesve të pajisjeve të Apple. Informacionet e marra nga laptopi i FBI-së përmbajnë emrat e plotë, numrat e telefonit, adresat, kodet postare etj. 

I kontaktuar nga AFP, zëdhënësi i FBI-së Jenny Sheares tha se nuk dëshironte të komentonte këtë ngjarje. Gjithësesi media ka ngritur shqetësimin se pse FBI duhet të mbante në këtë kompjuter detajet e klientëve të Apple. Edhe gjigandi i teknologjisë nuk ka pranuar të komentojë për rastin ndërsa hakerat thanë se e kanë publikuar listën për të tërhequr vëmendjen ndaj Apple e cila krijon kushtet që përdoruesit të gjurmohen. Eksperti i sigurisë Jason Moon tha për median se një fakt i tillë duhet të jetë shumë shqetësues. 
Me Shume:Pastebin 
Per te pare nese UDID juaj pergjohet : thenextweb.com
Nese nuk dini si te gjeni UDID tuaj:whatsmyudid.com

Popular posts from this blog

Top 20 filmat më fitimprurës të vitit 2014

Cilat janë filmat që fituan më së shumti gjatë vitit 2014? Në artikullin në vazhdim  jane rreshtuar në një listë top-filmat që bënë bujë gjatë vitit të lamë prapa. Përveç emrave të filmave lista tregon edhe shifrat që ato kanë mbledhur gjatë vitit që lamë prapa. Disa prej filmave ishin befasi, derisa për disa të tjerë arritjet ishin edhe të pritshme. Por që të gjithë këta kanë fituar shumë, shumë para nga shfaqjet në kinema. Ja cilët janë filmat që fituan më së shumti gjatë vitit 2014: 20. The Maze Runner - $339,543,969 19. Gone Girl - $349,344,822 18. The Hobbit: The Battle of the Five Armies - $358,131,544 17. Noah - $362,637,473 16. Edge of Tomorrow - $369,206,256 15. Lucy - $458,863,600 14. The Lego Movie - $468,060,692 13. Teenage Mutant Ninja Turtles - $477,204,754 12. Rio 2 - $498,781,117 11. Godzilla - $524,976,069 10. How to Train Your Dragon 2 - $618,909,935 9. Interstellar - $635,535,531 8. The Hunger Games: Mockingjay - Part...

Vidhet Samsung ne Brazil!

Ajo që ka ndodhur duket sikur është nxjerrë nga një skenar filmash por Hollywood qe nuk ka të bëjë këtë herë. Sipas Associated Press, mbi 20 grabitës organizuan një vjedhje të menduar me kujdes e me çdo detaj e tani ata zotërojnë 6 milion dollarë vlerë pajisjesh. Grabitja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një nga fabrikat e Samsung në Brazil. Grabitësit morën peng një autobus të kompanisë dhe morën peng 8 punonjës gjatë rrugës. Pasi u morën dokumentet e ID, ata mbajtën vetëm dy prej tyre. Hynë me forcë në fabrikë, kaluan sigurimin, dhe shpenzuan plot 3 orë duke ngarkuar në kamionë produkte të Samsung si telefona, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike. Dhe nuk kanë qënë pak por mbi 40,000 pajisje të ndryshme që kanë mbushur 7 kamionë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz por u është kërkuar që të dorëzojnë telefonat që të mos kontaktojnë policinë. Autoritetet tani janë duke vëzhguar regjistrimet nga kamerat e sigurimit për të krijuar ndonjë pistë hetimi. Mendohet se një grab...

Pamjet e para te iPhone 6

Deri më sot janë parë shumë koncepte të ndryshme të iPhone 6, ndërsa tani në internet kanë rrjedhur pamjet e vërteta të modelit të ri të iPhone, përkatësisht modelit me madhësinë e ekranit prej 4.7 inç. Geeky Gadgets, blogu që e ka pranuar fotografinë e iPhone 6 fillimisht mendoi se bëhet fjalë për ndonjë model të rrejshëm apo versionit të klonuar të iPhone, mirëpo pas krahasimit të fotografisë me klonet e iPhone dhe analizimit të pjesëve të telefonit, thuhet se është e sigurtë se bëhet fjalë për modelin e vërtetë të iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç. Pamjet e iPhone 6 kanë rrjedhur nga një krijues i mbështjellësve për iPhone, i cili ka thënë se këtë fotografi e ka marrë nga burime të besueshme. Apple është duke e bërë gati lansimin e dy versioneve të reja të iPhone (ose së paku njërin prej dy modeleve, tani për tani) duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane. Industria për një kohë t...

"PhotoMath", aplikacion impresiv për matematikë

PhotoMath quhet app-i që lexon dhe zgjedh detyra matematikore duke përdor kamerën e telefonit tuaj në kohë reale. Appi kryen disa punë bazike matematikore si: shprehje aritmetike (+, -, x, /), thyesa dhe decimale (3/4), fuqi dhe rrënja katrore, ekuacione të thjeshta lineare. Zhvilluesit e appi-t vazhdimisht sjellin funksione të reja në të. PhotoMath është i disponueshëm për iOS dhe Windows Phone , derisa në zhvillim është appi për Android.