Të rritur e të vegjël janë ulur dhe po marrin këshilla nga një djalë 13 vjeçar i cili ka folur mbi sigurinë informatike në “China Internet Security Conference” (Konferenca për Sigurinë e Internetit në Kinë”. Adoleshenti Wang Zhengyang është një mund te quhet nje ekspert në sigurinë e internetit dhe mendohet se ai mund të shndërrohet në hackerin më të ri në moshë. Djaloshi u ftua të flasë dhe të tregojë për njohuritë e tij në këtë konferencë kaq të rëndësishme, në të cilën merrnin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë të shumtë. Zhengyang deklaroi si atij i pëlqen që ta shikojnë si një “hacker kompiuterash me etikë”, pasi deklaroi se kishte mundur që të ndryshonte çmimin e një produkti që shitej online nga 2500 jen në 1 jen. (1 $= 6.13 jen). 13 vjeçari studion në një shkollë në Pekin. Ai tha se donte vetëm të vendoste rregull dhe ekuilibër mes atyre çmimeve të larta. Pasi u akuzua edhe për manipulimin e sistemit online të shkollës, ai nuk e pranoi duke thënë se nuk do të kishte asnjë për...
Lajmet me te fundit rreth teknologjise