Skip to main content

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7


Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime.
Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows.

Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut.

Dual Monitor është i zhvilluar për Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2./botainformatikes

Popular posts from this blog

Si të fshini faqen tuaj në Google +

Ka shumë përdorues që mezi po e presin regjistrimin në Google +, i cili deri më tani ka kaluar mbi 20 milion regjistrime, por mund të ketë edhe nga ata që nuk janë të kënaqur me këtë rrjet social, ndaj dhe duan ta fshijnë faqen e tyre në Google +. Ne do të bëjmë një demostrim se si mund të fshihet një faqe në Google+. Pasi të keni hyrë në faqen tuaj, ndiqni këto komanda: Hapi i parë: Shtypni butonin në formë ingranazhi, që ndodhet në cepin e djathtë të faqes, pastaj klikoni te Google + settings. Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~

Tetëshja Për 15 Dollarë?

Sipas një shkrimi në faqen WinSuperSite, ku citojnë një informatë nga Mary Jo Foley të CNet, Microsoft po përgatit një promocion për blerësit e Windows 7 pas 2 qershorit. Përveç kësaj, sipas informatave të reja, të gjithë ata të cilët kompjuterin e blejnë me Windows 7 pas kësaj date do të kenë të drejtën e blerjes së Windows 8 Pro me çmim prej vetëm 15 dollarë. Me këtë veprim Microsoft dëshiron të sigurohet kundër “politikës së pritjes”, respektivisht shtyrjes së blerjes së kompjuterit të ri për shkak të paraqitjes së versionit të ri të Windowsit. Promocione të ngjashme me këtë nuk janë të huaja për Microsoftin, por deri tani ofroheshin versionet ekuivalente të SO të ri, e tani Pro versionin e Windows 8 do ta marrin të gjithë. Promocioni pritet të filloj njëkohësisht me paraqitjen e versionit Release Preview të Windows 8 që është paralajmëruar për fillimin e qershorit. Përveç mbindërtimeve tjera, Microsoft sipas pohimeve po përgatit “pakot” siç janë mundësia e mbindërtimit në Window...

Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve. Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse? Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën. Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një ...