Skip to main content

Luani lojërat klasike në Windows 7


Lojëra klasike për kompjuterë personalë me kalimin e kohës bëhen edhe më të mira – por nëse ju nuk i bëni disa truqe, këto lojëra nuk do të mund t’i luani në Windows 7. Mos u brengosni: në këtë artikull ju mund të shihni një udhëzim që do të mund të ju ndihmojë për t’i bërë që të funksionojnë lojërat tuaja më të dashura në kompjuterin tuaj modern, të cilat lojëra janë 640 me 480 piksellë.
Madje edhe XP është mjaft i ri për mbase shumicën e lojërave klasike. Në vend se të luani lojën, ju shpenzoni orë të tëra në internet për të gjetur ndonjë udhëzim për ndonjë rregullim dhe instalim të mundshëm të këtyre lojërave të vjetra në kompjuter.
Dhe tani do të mund të ju kursejmë nga kjo telashe. Ju mund të filloni t’i luani lojërat e reja në kompjuterin tuaj modern, por në të njëjtin kompjuter t’i luani lojërat e vjetra si Baldur’s Gate, Planescape: Torment, Icewind Dale apo ndonjë lojë tjetër duke e përdorur veglën ScummVM. Për më tepër, disa nga këto lojëra tashmë janë përditësuar për t’u dukur më mirë, me rregullime për funksionim të lojës edhe në monitorët 16:9 me rezolucion të lartë, përditësim të grafikës së lojës dhe më tepër./pcworldalbanian/botainformatikes

Popular posts from this blog

Microsoft thot ndaloni gadgets.

Në një këshillë sigurie të publikuar, Microsoft i'u ka kërkuar përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që urgjentisht të shkarkojnë një vegël që deaktivizon shiritin anësor dhe gadgets të sistemit operativ. Ndërmarrja paralajmëroi që pajisjet jo të sigurta mund të përdoren që të ekzekutohet ndonjë kod arbitrar në një kompjuter, t’ju qaset skedarëve ose të paraqesin përmbajtje të pakëndshme. Në rast se bëhet ekzekutimi i një kodi arbitrar, një sulmues mund të marrë përsipër kontrollimin e sistemit të prekur me mundësinë për të instaluar programe, të shoh, ndryshoj dhe fshij të dhëna, ose të krijojë llogari të reja me të drejta të plota të përdoruesit. Fatkeqësisht, Microsoft nuk ka dhënë hollësi për dobësitë, kur (nëse) do të adresohen ose nëse sistemet do të shfrytëzohen në mënyrë aktive. Disa kanë sugjeruar që kjo këshillë është një përpjekje për t’i përgatitur përdoruesit për kalimin e përfolur të pajisjeve në Windows 8. Computerworld ofron një shpjegim bindës, duke treg...

DC Universe Online arrin 1 milion lojtarë të rinj

Siç mund të dihet, kur ju e largoni çmimin nga një shërbim dhe e bën atë falas, njerëzit më me qejf mund t’i provojnë ato. Mund të tingëllojë që tingëllon çuditshëm, por mund t’ua përmendim rastin për DC Universe Online dhe mund të befasohemi. Nuk është tërësisht e papritshme që vendimi i ndërmarrjes Sony për ta bërë falas lojën DC Universe Online do të marrë më shumë lojtarë, por është mjaft e rëndësishme të përmendet numri i lojtarëve të rinj. Sipas një lëshimi për shtyp të bërë nga Sony gjatë ditës së djeshme, 1 milion lojtarë të rinj iu bashkangjitën lojës në javën e parë pasi kërkesa për abonimin mujor ishte larguar. Ajo se çfarë është interesante gjithashtu është që përqindja e lojtarëve të rinj ishte ndarë në mes të formateve të lojës për kompjuterë personalë dhe PlayStation 3 për lojën. DC Universe Online doli falas për t’u luajtur më 1 nëntor, duke kaluar nga një pagesë mujore ose abonim të rregullt në modele të nivelit të tretë të ndarë në mes të lojës falas dh...

Anonymous sulmon ekspertin e sigurisë

Anonymous ka lëshuar mijëra emaila privatë që i përkasin hetuesit të pensionuar të kiberkrimit nga Kalifornia, të quajtur Fred Bacalagan, në atë që ky grup e quan shpagim për rrëzimin e fundit të Occupy Wall Street. Hakerët e Anonymous hyrën në dy llogaritë në Gmail Bacalan, në bisedat e tij dhe në bisedat me zë në Google Voice, pastaj i vendosën të gjitha gjërat në një uebfaqe dhe në  The Pirate Bay . Baclagan ishte një mbikëqyrës i agjentëve specialë në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte specializuar në kiberkrim, dhe emailat e tij përmbanin mijëra raporte nga serveri privat i Shoqatës Ndërkombëtare të Specialistëve të Hetuesisë së Kompjuterëve , nga viti 2005 deri në vitin 2011. Sipas një  komunikate për shtyp , Anonymous lëshoi emailat për të kundërshtuar rolin e ekspertëve të sigurisë së kompjuterëve në shtypje të 99% të popullsisë: J u doni të mbani brutalizimin dhe arrestimin në masë të 99% (të popullsisë)? Ne do të duhet që të zotërojmë kutitë tu...

Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave,  Interneti  ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale. Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit. Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjeve  tona  politike, por edhe interesat  tona  personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale. Me  rritjen  e përdoruesve të internetit,  bota   ndryshon , siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues  interneti  në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000. Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si  interneti ...