Skip to main content

Posts

Showing posts with the label featured

iPhone 6 ,3 sekonda mbrapa Galaxy Note 4 ne testin e shpejtesise

Perballja me e fundit e dy gjiganteve te teknologjise Apple dhe Samsung eshte ajo ndermjet iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note 4 . Te dy telefonat u lancuan kete vite , por cfare i ndane keta te dy smartphone nga njeri tjetri , shpejtesia , dizanji apo tjeter . Nje video e postuar pak me pare ne youtube ,ku testohen dy pasijet per shpejtesine e hapjes se programeve. Ju rikujtojme se Iphone 6 Plus fuqizohet nga nje procesor A8 64bit dhe 1 Gb RAM , ndonese Samsung Galaxy Note 4 fuqizohet nga nje procesor Qualcomm Snapdragon 805 dhe 3 GB RAM Shikoni videon:

Vjen Samsung Galaxy S5 Plus me Snapdragon 805

Pa shumë zhurmë u prezantua Samsung Galaxy S5 Plus, versioni i luftanijes së kompanisë koreane me procesorë Snapdragon 805. Rikujtojmë se, Galaxy S5 dispononte Snapdragon 801 në 2.5GHz, ndërsa procesori i ri i S5 Plus është po ashtu në 2.5GHz, por disponon bërthama të reja (Krait 450) si dhe GPU (Adreno 420) të gjeneratës së re. Ndryshimi tjetër është LTE Cat.6 nga Cat.4 që ishte në modelin e mëparshëm. Specifikimet e tjera janë të njëjta me ato të Galaxy S5: ekran 5,1 inç me rezolucion 1080p, 2GB RAM, kamerë 16MP, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri 2.600mAh. Momentalisht, pajisja është hedhur në tregun holandezë dhe nuk kemi informacione të tjera në lidhje me disponueshmërinë e saj në shtete të tjera e as prë çmimin.

Sekreti qe fshihet pas Android Lollipop

Disa dite me pare Android 5.0 Lollipop u lancua por, një developer arriti të na zbulojë... nje loje që fshihet në të! Google e ka si zakon që të vendos vecori të "fshehura" në çdo version të Android dhe këtë herë kemi një easter egg të lezetshme, që do ju sjellë ndërmend diçka nga Mario Bros dhe sigurisht, lojën e shumëpërfolur... Flappy bird ! Ndiqni videon , nga regjistrimi që realizoi përdoruesi i Youtube, Sam Nalty.

Halo: 60 milion njësi të shitura ne te gjithe boten

Duke qenë se jemi në klimën festive e lançimit të Halo: The Master Chief Collection , Microsoft njoftoi se në total si franchise, Halo ka shitur mbi 60.000.000 njësi në rang botëror! Kjo shifër përfshin të gjithë anëtarët e familjes Halo, por gjithësesi kjo është një shifër tepër e madhe. Siç lexojmë edhe në blog-un zyrtar, "13 vjet më parë, doli në treg loja historike Halo: Combat Evolved, ndërsa 10 vjet më parë Halo 2 ndryshoi botën e gaming përgjithmonë. Në Total, janë regjistruar mbi 6 miliard orë loje nga lojtarë që janë lidhur me Xbox Live për të luajtur një lojë Halo". Shifra mbresëlënëse!

Hackeri 13 vjeçar tregon eksperiencën!

Të rritur e të vegjël janë ulur dhe po marrin këshilla nga një djalë 13 vjeçar i cili ka folur mbi sigurinë informatike në “China Internet Security Conference” (Konferenca për Sigurinë e Internetit në Kinë”. Adoleshenti Wang Zhengyang është një mund te quhet nje ekspert në sigurinë e internetit dhe mendohet se ai mund të shndërrohet në hackerin më të ri në moshë. Djaloshi u ftua të flasë dhe të tregojë për njohuritë e tij në këtë konferencë kaq të rëndësishme, në të cilën merrnin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë të shumtë. Zhengyang deklaroi si atij i pëlqen që ta shikojnë si një “hacker kompiuterash me etikë”, pasi deklaroi se kishte mundur që të ndryshonte çmimin e një produkti që shitej online nga 2500 jen në 1 jen. (1 $= 6.13 jen). 13 vjeçari studion në një shkollë në Pekin. Ai tha se donte vetëm të vendoste rregull dhe ekuilibër mes atyre çmimeve të larta. Pasi u akuzua edhe për manipulimin e sistemit online të shkollës, ai nuk e pranoi duke thënë se nuk do të kishte asnjë për...

Ndërron shtëpinë me një... iPhone 6

Deri në çfarë pike mund të arrish për të mbajtur në dorë një iPhone? A do ta ndërroje shtëpinë me një aparat celulari, siç bëri një burrë nga Detroit? Sipas një sekseri, i cili përfaqëson pronarin e një shtëpie në këtë zonë, klienti i tij ka nxjerrë një lajmërim me anë të cilit kërkon që të jap shtëpinë tek ai që do i ofrojë një iPhone 6 ose një iPad. Më konkretisht, ai dëshiron një iPhone 6 Plus, por është i gatshëm të bëjë dhe kompromise. Ndërrimi nuk përbënë ndonjë shans të madh pasi, shtëpia nuk është në gjendje shumë të mirë. Ka nevojë për një rikonstruktim rrënjësor, shtoj kësaj edh efaktin se pronari i detyrohet shtetit 6.000 dollarë për taksat. Prandaj ai ka gjetur mënyrën më të mirë për ta hequr qafe...

Google Now mposhtë Siri dhe Cortana në një test dijesh!

Nuk është hera e parë që artikuj dhe video krahasojnë ndihmësit zanor të sistemeve operative. Të shumta kanë qenë herët që Google Now, Siri dhe Cortana janë vendosur përballë, por këtë herë Stone Mountain Consulting ka realizuar një test krahasues shumë të rëndësishëm, që përmban mbi... 3.000 pyetje. Prova lidhej me bazën e njohurive të secilit prej tyre dhe fitues i këtij testi u shpall Google Now. Më konkretisht, nga 3.086 pyetjet që u parashtruan ndihmësi zanor i Android ktheu vetëm 1.795 rezultate, i Apple në iOS 908  panele njohurie  të ndryshme dhe Cortana e Micrososft 630. Në këto "panele njohurie", që janë krijuar posaçërisht që të mund të përgjigjen në pyetje të caktuar, Google Now pati 88% sukses sa i përket saktësis në dhënien e një përgjigje të saktë, Siri 53% dhe Cortana 40%. Studimi u fokusua në bazën e dijeve dhe jo në funksionet e tjera të ndihmësve zanor, si p.sh. caktimi i një takimi apo leximi i email-eve.

Si të instaloni Windows 10 nga USB

Nese e keni shkarkuar Windows 10 Technical Preview qe Microsoft e leshoi , tani, ne kete guide, do te ju shpjegojme se si ta instaloni ate permes USB! Kujdes: Ndiqni hapat me kujdes, ne nuk mbajme pergjegjesi per cdo anomali qe mund te ndodhi gjate procesit. 1. Hapeni command prompt si Administrator (duke shtypur butonin Start  CMD dhe me tastin e djathte klikoni mbi "Run as Administrator" ) 2. Ne command promt shkruani diskpart dhe shtypni enter 3. Me pas shkruani list disk dhe shtypni perseri enter a. Ketu do te shihni nje format DOS i cili do t'i listoje disqet tuaja qe i keni ne dispozicion. b. Sigurohuni se cili eshte disku juaj USB (ne kete rast dihet nga kapaciteti (7633MB) ) 4. Ne command promt tek disk part, shkruani select disk 2 dhe shtypni enter (ne kete rast disk 2, por ne rastin tuaj numri mund te ndryshoje sipas numrit te diskut i cili eshte radhitur nga command promt) 5. Me pas shkruani clean dhe shtypni enter 6. Me ...

Si te mbajme kompjuterin e ndezur deri ne fund te shkarkimeve!

Nuk ka nevojë që të shkoni në opsinonet për ndezje/fikje të kompjuterit tuaj; instaloni softuerin Coffe dhe ai i mban veprimet si aktive derisa shkarkimet të përfundohen. Mbase shumë njerëz e kanë lënë kompjuterin e tyre të ndezur për të shkarkuar një gjë ,thjesht duke harxhuar elektricitet/para. Coffe ofron një zgjidhje të thjeshtë në një formë të bllokuesit të përkohshëm, funksionon ne kompjuterët që kanë Windows. Lëshojeni këtë softuer, përzgjidhni në adapterin që të dhënat janë duke rrjedhur dhe shkruani një prag të të dhënave, përpara se të ndalet dhe ta lejojë kompjuterin që të fiket. Vizitoni këtë lidhje dhe merrni një kopje . Coffe është një aplikacion vetëm për Windows dhe kërkon Microsoft .NET./botainformatikes

Lenovo prezanton Yoga 3 Pro, me Windows

Pyet shumicen e njerezve se cili eshte laptopi i tanishem me i mire me windows , dhe pergjigja qe do merrni eshte Yoga 2 Pro. Kjo tashme ndryshon Lenovo sapo ka njoftuar per Yoga 3 Pro aferisht si modeli i kaluar  , po Yoga 3 Pro është 17 % më i hollë dhe 15 % më të lehte se Yoga 2 Pro, një ndryshim që rezulton që  "peshon më pak se një shishe me ujë", sipas pretendimeve të Lenovo-së. Yoga Pro 3 ka ekran me rezolucion 3200 x 1800 QHD+ , 8 GB ram , 256 GB HDD , fuqizohet nga nje procesor nga Intel Core M-70, dhe eshte ne dispozicion diku filluar nga $1,349 ne Lenovo dhe BestBuy nga fundi i muajit tetor me 3 ngjyra argjendi, portokalli, dhe ari.

Shfaqet video më e re e Kampusit të Apple

Projekti i ri i kampusit të kompanisë Apple vazhdon të surprizojë, ashtu siç mund të shohim edhe videon më të re të kapur nga dronet. Video e cila tregon se shumica e kësaj strukture masive është në përfundim e sipër. Këtë ndërtesë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook e ka quajtur “Më të gjelbrën në botë”. Siç mund të shihet edhe nga videoja, 2/3 e strukturës është çimentuar tashmë. Kjo strukturë e cila do të mbajë një staf prej 12,000 njerëzish është projektuar për të përfunduar në vitin 2016. Apple ka deklaruar gjithashtu se kjo ndërtesë do të rrethohet me një mur jeshil. Ajo po përditëson gjithashtu një mbikalim 3D të vendndodhjes në Apple Maps

Pagoi 750 dollare per nje XBox dhe mori nje foto

Një surprizë e pa pëlqyeshme e priste një baba, i cili (kujtoj) se bleu një XBox për vogëlushin e tij nëpërmjet faqes së njohur për blerje online eBay. Por pas kësaj lindin pyetja se, a është gjithmonë e gabuar të bëjmë blerje në internet?

Ja si na survejojnë telefonatat dhe SMS-të

Jeni duke folur në telefon, shkruar SMS apo chatuar online? Qeveria mund t’ju dëgjojë në çdo kohë! Në një raport transparence të publikuar dje, “Vodafone” ka nxjerrë të dhënat që kompania u ka transferuar shërbimeve sekrete apo qeverive në 29 vendet e botës. Shqipëria është në krye të listës (për shkak të rendit alfabetik) me 5778 persona të përgjuar vetëm përgjatë periudhës 2013-2014. “Për Shqipërinë, është e paligjshme të bësh publike çdo aspekt mbi mënyrën sesi këto përgjime janë kryer”, – thuhet në raportin e Transparencës. Në një krahasim me vendet e tjera, Shqipëria qëndron diku në mes për numrin e përgjimeve. Belgjika dhe Franca janë shtetet ku qytetarët thuajse nuk përgjohen fare; me 2 dhe 3 raste të raportuara nga Vodafone. Përgjimet në vendin tonë lënë gjithashtu pas Irlandën, Kongon e Fixhin. Ndërsa Italia rezulton vendi me numrin më të lartë të përgjimeve: më shumë se 605 mijë vetëm në periudhën 2013-2014. Por si përgjohet në Shqipëri? Kush është i autorizuar për t’u kë...

Google teston pajisje për sigurimin e fjalëkalimeve!

Tema e fjalëkalimeve ka bërë tituj të famshëm në vitin e kaluar - prej hakerëve të profilit të lartë e deri tek përdoruesit e rëndomtë të internetit të cilët në formë të përsëritur i harrojnë apo i humbin ato.Por tani, gjiganti i teknologjisë botërore – Google, ka vendosur që procesin e kyçjes në llogari ta bëjnë shumë më të sigurtë në të ardhmen. Madje, me një ide shumë kreative.Konsideroni kyçjen në Gmail me një unazë digjitale në gishtin tuaj ose me një kartelë të koduar e cila lidhet përmes portit të USB-së të kompjuterit tuaj.Siç është detajuar në një dokument kërkimor të publikuar nga IEEE Security & Privacy Magazine për të cilën ka raportuar revista Wired, thuhet se Google tashmë është duke kërkuar alternativa për fjalëkalimet në formën e pajisjeve për sigurimin e fjalëkalimeve. Iniciativat e tilla të Google janë konfirmuar edhe nga Mashable."Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë vërtetësinë edhe më të sigurt, dhe ende më të lehtë për ta menaxhuar. Ne besojmë se eksperime...