Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vip

Telefoni juaj me Android mund të zbulojë historinë tuaj të qasjes në Wi-Fi

Nëse jeni duke përdorur një telefon që përdor Android që është më pak se tre vjet i vjetër, ai do të mund të transmetonte emrat e secilit rrjet Wi-Fi në të cilin jeni qasur. Një hetim i ri nga Fondacioni i Kufijve Elektronikë (EFF) ndoqi veprimtarinë e një veçorie të quajtur Preffered Network Offload (PNO) të paraqitur së pari në versionin Honeycomb të Android-it. Si pjesë e kërkimit të vazhdueshëm të telefonit për lidhjet Wi-Fi, PNO në mënyrë periodike pulson një listë të emrave të rrjeteve të cilave iu është qasur më parë telefoni, shpesh derisa telefoni është ende në mostrën e “gjumit”. Nëse emrat përfshijnë vende të posaçme si “Ndërtesa e kompanisë”, ajo listë do të mund të tregonte për veprimtaritë dhe aktivitetin e një personi. Por nëse jeni të shqetësuar për këtë gjë, atëherë ju mund ta zgjidhni atë me lehtësi. Vetëm shkoni tek opsionet “Advanced Wi-Fi” dhe ndalni opsionin “Keep Wi-Fi on during sleep” për ta ndaluar PNO-në nga kontrollimi për rrjete në fazën e gjumit. (Si shkë...

Arrestohet themeluesi i ‘The Pirate Bay’

Gottfrid Svartholm, themeluesi i faqes pirate më të njohur në botë, The  Pirate Bay , është arrestuar në Kamboxhi. Sipas  TorrentFreak , ai u arrestua të Enjten nga policia Kamboxhiane në Phonm Penh, por autoritetet nuk e kanë bërë akoma të ditur arsyen për arrestin e tij. Svartholm kishte kohë që kishte ‘humbur’, pasi nuk shkoi për një burgim të detyruar 12-muajsh, pasi u gjet fajtor në 2009-n për shkelje të pronës personale, ose ‘copyright infringement’. Avokati i 27 vjeçarit, Ola Salomonsson ka thënë se klienti i tij ‘mund’ të jetë arrestuar për shkak se ai (Svartholm) është në listën botërore të personave të kërkuar. Edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje midis Suedisë dhe Kamboxhisë, Svartholm pritet të lëshohet, dhe të dërgohet në shtëpi, Suedi./techal/botainformatikes

Galaxy S Duos i Samsung-ut do të jetë me dy karta

Samsung sapo ka prezantuar Galaxy S Duos, smartfonin e ri në linjën e Galaxy. Dizajni ngjason me atë të Galaxy S III por ai ka një veçori që është e vështirë ta gjesh nëpër smartfonët e tjerë: aftësinë për të operuar me dy karta SIM. Me Dual-SIM mund të mbani dy numra në celularin tuaj duke u lidhur kështu me dy rrjete vetëm nga një telefon. Në postimin prezantues të blogut, Samsung ka shkruar “Karakteristka e të pasurit dy karta ju lejon të merrni telefonata nga njëri numër edhe pse mund të jeni duke folur në telefon me numrin tjetër. Kjo ju jep mundësinë e menaxhimit më efektiv të komunikimit tuaj personal dhe atij profesional.” Galaxy S Duos ka një ekran 4-inch 480x 800 TFT me prekje dhe është hedhur në treg vetëm me sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Ai ka një procesor prej 1GHz dhe 4GB hapësirë për kujtesë. Kamera është 5 megapixel. Edhe pse ngjason shumë nga pamja e jashtshme me Galaxy S III, ka disa ndryshime me këtë të fundit. Psh, Galaxy S III ka...

Hackerat në Australi vjedhin 500.000 karta krediti

Hackerat në Australi kanë marrë detajet e rreth 500.000 karta krediti. Tragjedia ka ndodhur në një biznes të panjohur. Policia e ka quajtur incidentin si një “tragjedi gati për të ndodhur”. Kredit kartat e vjedhura arrijnë shifrën e 25 miliona dollarëve. Sipas një detektivi, Brad Marden, personat e lidhur me krimin mund të jenë të një sindikate kriminale të Evropës Lindore. Marden ka shtuar se ky mund të jetë i njëjti grup që shënjestroi 80.000 klientëve të një restauranti (Subway – emri i resaurantit) në 2011-n. Keqmirëmbajtja dhe dobësia e sigurisë të biznesit në fjalë, bëri të mundur që grupi të ketë pasur avantazh. Sipas Marden, “rrjeti ishte ndërtuar nga disa persona lokalë që nuk j’ua priste shumë nga ana e sigurimit të teknologjisë.” Policia Australiane thotë se po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndaluar këto lloje aktivitetesh, por tani për tani, të gjitha bankat në Australi duhet të jenë në alarm. /TechAl/BotaInformatikes

Ja dokumenti që provon se Samsung ka kopjuar elementë nga iPhone

Në seancën e rradhës midis Samsung dhe Apple, kjo e fundit ka fituar të drejtën për të sjellë në gjykatë një dokument i cili tregon se Samsung ka kopjuar iPhone me qëllim. Ky dokument është marrë nga kompania Koreano jugore dhe kjo tregon pikërisht se si lindi ideja e krijimit të Samsung dhe se si duhet të ishte. Në qoftë se ky dokument do të vërtetohet atëherë gjëndja për kompaninë Samsung do të keqësohet dhe kjo do të favorizojë Apple. Ky dokument është krijuar nga Product Engineering Team i Samsung dhe në 2010 u krijua për të shpjeguar se si duhet të ishte produkti Samsung për të qënë sa më shumë konkurrent me iPhone e Apple.  Ky dokument në fakt është përkthyer nga gjuha Koreane dhe sic shihet shpjegohet në mënyrë të detajuar çdo element i Samsung GT-i9000, që i bile versioni Galaxy S. Për çdo element ekipi i ekspertëve shpjegon se si duhet të jetë Samsung Galaxy S për të qënë në nivelen e iPhone. Sigurisht, duket qartë që ato kanë kopjuar çdo element të mundshëm të iPho...

10 parashikimet qesharake të teknologjisë

Të gjithë ne dëshirojmë të merremi me parashikime dhe prognoza se si do të duket e ardhmja e afërt e teknologjisë, prej përdoruesve të fundit e deri tek analistët të cilët paguhen për këtë punë. Edhe përkundër faktit se që në fillim jemi në dijeni se sa punë jofalenderuese është kjo gjë, shpesh futemi në polemika rreth asaj se çfarë fuqie do ta ketë procesori i kompjuterëve apo si do të duken telefonët pas disa vitesh. Janë shumë pak njerëz që mund të japin ndonjë supozim të përafërt, e shumë më pak është numri i njerëzve që mund të thonë diçka konkretisht rreth kësaj. Natyrisht edhe pula e verbër mund ta qëlloj kokrrën, kështuqë të gjithë neve nganjëherë na ndodhë që të kemi të drejtë. Shikuar realisht, ai i cili sot ka një vizion se si do të duket bota pas 5 vitesh mund të bëhet njeri i pasur. Si vlerë reciproke në anën tjetër kemi një dozë të madhe parashikimesh jo të sakta, e kur këto parashikime vijnë nga njerëzit të njohur dhe të matur atëherë fitojmë një komedi të mrekullue...

300,000 kompjuterë pa internet ditën e hënë

300,000 kompjuterë Windows dhe Mac nuk do të kenë qasje në internet për rreth 65 orë derisa poseduesit e tyre të kenë parasysh paralajmërimet e fundit për të pastruar makinat e tyre nga sulmet keqdashëse. Sipas një grupi të ekspertëve të sigurisë që ishte formuar për të sulmuar DNSChanger, rreth një çerek milioni apo 300,000 kompjuterë, ndoshta edhe më shumë, ende ishin të prekur nga këto sulme me 2 korrik. DNSChanger rrëmbente klikimet e përdoruesve duke modifikuar opsionet e sistemit të emrit të domeinit (DNS) të kompjuterëve për të dërguar kërkesa URL tek serverët që posedoheshin nga kriminelët, një taktikë kjo që spostoi viktimat në faqe të krijuara nga hakerët që ngjasonin me domenët e vërtetë. Në një pikë, diku rreth 4 milionë kompjuterë Windows dhe Mac ishin infektuar me këtë maluer, që i'u solli zhvilluesve të tij të ardhura prej 14 milionë dollarë, kanë thënë autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara. Makinat e infektuara do të humbasin lidhjen e tyre me...

Bill Gates, Ja pse iPad pati sukses

Në një intervistë me gazetarin e njohur Amerikan Charlie Rose, themeluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates ka shpjeguar pse iPad pati kaq sukses të madh, dhe pse jo të njejtin fat nuk e pati PC tableta origjinale. Microsoft kishte një ide rreth një tableteje që nga viti 2000. Në fakt, Bill Gates u tregoi një koncept të kësaj tableteje rreth 12.000 personave në një panair ‘Computer Dealer’s Exhibition’, në Nëntor të 2000-s. Dhjetë vjet më vonë, Apple lëshoi iPad, një tabletë që ndryshoi botën, dhe që u shit rreth 14,8 herë në të gjithë botën. Gjatë intervistës me Charlie Rose, gazetari pyeti: “Ju kishit menduar rreth një sistemi ‘touch’ dhe një tablete përpara Steve Jobs?” Përgjigjia e Gates ishte: “Unë kisha menduar për këtë gjë shumë më herët se sa duheshe.” Kur u pyet pse iPad-i ishte kaq i suksesshëm, Gates u përgjigj: “Ai (Steve Jobs) bëri disa gjëra më mirë se mua. Punimi inxhinjerik i iPad-it, koha se kur doli në treg, të gjitha këto u përmblodhën në një paketë që ishtë si pë...

Facebook po rrenohet.

 Facebook, pa dyshim është njëri prej rrjeteve sociale më të suksesshme në histori, dhe më poshtë kemi përmbledhur disa arsye pro dhe disa kundër rreth së ardhmes dhe fatit të kësaj platforme të popullarizuar. Facebook, nuk do të jetë mbreti i Internetit në pesë vite, por do të mbetet mbret në rrjetin social. Dhe kjo për shkak se Facebook nuk është vetëm një rrjet social; por një platformë. Facebook, mund të ketë filluar si një shërbim i thjeshtë Ueb, por shumë shpejt është zgjeruar në shumë zona të Uebit përmes aplikacioneve. Edhe nëse nuk e përdorni ju apo miqtë tuaj, sot është shumë e vështirë të shfletoni Uebin pa parë të paktën një logo të Facebook. Ta krahasosh MySpace me Facebook është si ta krahasosh Lycos me Google. Lycos dhe Myspace për shumicën e përdoruesve të Internetit janë të njohura për kohën e tyre të shkurtër, kurse Facebook dhe Google nuk njihen për një gjë të tillë. Ato ekzistojnë që një kohë të gjatë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen....

Përditësimi i Avira-s shkakton kaos në PC-të e Windows

Të martën kompania gjermane për siguri, Avira përditësoi antivirusin e saj. Si zakonisht përditësimet e antivirusit të Avira-s janë ditore, por përditësimi i të martës shkaktoi kokëçarje për përdoruesit e PC-ve të Windows. Në këtë përditësim Avira kishte lançuar Service Pack 0 për Avira Version 2012. Këtu përfshihej edhe një përditësim për vetinë ProActiv, një sistem monitorues për proceset e dyshimta që mund të shpijnë tek një sulm malinj apo infektim të sistemit operativ. Pas këtij përditësimi, Avira atribuonte disa procese kyçe të Windows si procese të dyshimta duke ndaluar aktivizimin e tyre. Shumë përdorues kanë vuajtur për disa orë pasi në çdo proces të ri në Windows shfaqej njoftimi i Avira-s se procesi në fjalë është ndërprerë për shkak të dyshimeve se mund të dëmtoj sistemin operativ. Ky problem është shfaqur për përdoruesit e produkteve me parapagim të kompanisë gjermane siç janë Avira Professional Security, Avira Internet Security 2012 dhe Avira Antivirus Premium 2012...

The Pirate Bay goditet nga sulmi DDoS

Një haker i cili thotë se e urren grupin Anonymous dhe Ueb faqen The Pirate Bay (TPB), ka marrë përgjegjësinë për sulmin DDoS me të cilin TPB ishte përballur për 24 orë. Përdoruesi, i cili me llogarinë në Twitter @AnonNyre , ka irrituar anëtarët e grupit të hakerëve dhe mbështetësve të TPB-së me një varg cicërimash në Twitter, shprehej me zemërim për mbështetësit e Anonymous që përpiqeshin ta kontaktonin atë në rrjetin social. AnonNyre më vonë postoi në Pastebin , duke pranuar se ai punon për FBI-në dhe që dëshiron të rrëzojë faqen TPB sepse ajo është “zëdhënëse e Anonymous”. Megjithëse, PirateBay.se ishte ende e çasshme nga Britania e Madhe gjatë sulmit DDoS, TPB pranoi në faqen e vet zyrtare në Facebook se ishte nën sulm, dhe TorrentFreak pranoi që përdoruesit nga mbarë bota kishin vështirësi për të ju çasur Ueb faqes. The Pirate Bay dje informoi fansat e vet në Facebook se ishte rikthyer online. The Pirate Bay shkruante: “Jemi rikthyer sërish online! Tregoni mbështetjen ...

Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve. Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse? Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën. Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një ...

Mbreti është rrëzuar: Samsung tejkalon Apple

  Pëpara se të dilte në shitje Samsung Galaxy Nexus, Samsung ka arritur që ta marrë udhëheqjen kundër ndërmarrjes Apple për t’u bërë ndërtuesi më i madh i telefonave celularë nga të ardhurat në çerekun e tretë të vitit 2011. Nokia ende e mban titullin për nga numri i shitjeve për telefona celularë, ndërsa Apple ka rënë prapa të dyjave për ta zënë vendin e tretë sa i përket përfitimeve. Derisa Samsung nuk lëshoi numra të saktë, analisti nga Guardian, Jae Lee, foli për Daiwa Securities, i cili vlerëson që Samsung shiti rreth 28 milionë telefona në çerekun e tretë të këtij viti. Në të njëjtën kohë, Apple shiti vetëm 17 milionë telefona, megjithëse paraqet një ngritje në krahasim me shitjet që i kishte Apple para një viti. Me ndihmën e Samsung Galaxy S II, pa dyshim, biznesi për telekomunikacioni i ndërmarrjes Samsung theu rekordet gjatë këtij çerekviti me 13.5 miliardë dollarë përfitime, që paraqet një ngritje për 37% në krahasim me vitin e kaluar. Një zëdhënës nga Samsung tha q...

Sony afër “ndarjes” me Ericsson

Sony është lodhur duke luftuar në vendin e gjashtë për një copë të tregut dhe sigurisht nuk është për të mos u përmendur fakti se kanë arritur të bëjnë disa produkte shumë të mira në bashkëpunim me Ericsson. Por në shumicën e rasteve Sony ka përjetuar një rënie në treg dhe atë për vite me radhë. Prodhuesi japonez ka shfaqur një strategji të re që përfshin blerjen e copëzës së Ericsson në kuadër të kompanisë dhe është duke synuar që tabletët, celularët e mençur dhe njësitë argëtuese të dorës të jenë të zhvilluara afër njëra tjetrës si produkte të së ardhmes. Sipas  Wall Street Journal,   një lëvizje e këtillë dhe një marrëveshje e mirë do të mundësojë që Ericsson të vlerësohet me 1.3 deri në 1.7 miliard dollarë patenta të teknologjive mobile, por marrëveshja pritet të arrihet më shpejtë sesa që po parashikohet. Dhe ndoshta, një fleksibilitet i ri i gjetur me pajisjet e Sony do të mundësojë që të mbahet hapi me pajisjet Samsung dhe Apple, që po dominojnë tregjet e ...

Kryeministri britanik David Cameron regjistrohet në Google+

Që nga sot, tre udhëheqës politikë kanë krijuar profile në rrjetin shoqëror të Google+, i cili për pak muaj ka arritur të ketë 25 milionë anëtarë, duke e ditur që është hapur në qershor të këtij viti. Kryeministri britanik, David Cameron, tha: “Çdo gjë që i bën politikat më të hapura dhe më të qashme do të jetë e mirëseardhur dhe unë jam krenar që polikanët britanikë janë duke kryesuar rrugën kur bëhet fjalë për përqafimin e metodave të reja të lidhjes me njerëzit online, nga e-peticionet tek mediat shoqërore.” Ky rrjet e ka një veçori të quajtur “Rrathët” që ua mundëson njerëzve të ndajnë përmbajtjen e tyre në mes të grupeve të ndryshme shoqërore. Udhëheqësit do të mund ta përdornin këtë vegël për të komunikuar me grupe të ndryshme si anëtarët e qeverisë apo të tjerë. Profilet e këtyre politikanëve pritet që të menaxhohen çdo ditë nga skuadrat e secilit udhëheqës politikë, të cilët i kanë llogaritë e tyre në Twitter dhe Facebook. Përveç kryeministrit David Cameron, dy ...