Skip to main content

Sony afër “ndarjes” me Ericsson


Sony është lodhur duke luftuar në vendin e gjashtë për një copë të tregut dhe sigurisht nuk është për të mos u përmendur fakti se kanë arritur të bëjnë disa produkte shumë të mira në bashkëpunim me Ericsson.


Por në shumicën e rasteve Sony ka përjetuar një rënie në treg dhe atë për vite me radhë. Prodhuesi japonez ka shfaqur një strategji të re që përfshin blerjen e copëzës së Ericsson në kuadër të kompanisë dhe është duke synuar që tabletët, celularët e mençur dhe njësitë argëtuese të dorës të jenë të zhvilluara afër njëra tjetrës si produkte të së ardhmes.
Sipas Wall Street Journal,  një lëvizje e këtillë dhe një marrëveshje e mirë do të mundësojë që Ericsson të vlerësohet me 1.3 deri në 1.7 miliard dollarë patenta të teknologjive mobile, por marrëveshja pritet të arrihet më shpejtë sesa që po parashikohet.
Dhe ndoshta, një fleksibilitet i ri i gjetur me pajisjet e Sony do të mundësojë që të mbahet hapi me pajisjet Samsung dhe Apple, që po dominojnë tregjet e botës. /pcworldalbanian/botaInformatikes

Popular posts from this blog

Sinkronizimi vetëm "Priority Inbox" në Gmail për Android

Në fund të vitit të kaluar, Gmail për Android mori mbështetjen për letrat që mund të ishin më me rëndësi në kutinë postale online, i njohur ndryshe si Priority Inbox. Përditësimi më i fundit mundëson sinkron izimin e vetëm “Priority Inbox-it” për sinkronizim më të shpejtë dhe më efikas, po ashtu edhe truqe për ruajtje të baterisë/bendwithit. Gjithashtu, vazhdimisht duhet të shtypej butoni Show Pictures për të parë fotografitë e ngarkuara që vinin me letra nga dërgues të njohur, ndërsa tani është mundësuar mbamendja e aplikacionit se për cilët dërgues të letrave t’i paraqes fotografitë automatikisht, pa pasur nevojë që të shtypet Show Pictures. Po ashtu janë edhe disa veçori për të lajmëruar me tinguj të caktuar për kategori të ndryshme që janë caktuar në inbox./pcworldalbanian Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~