Skip to main content

Facebook po rrenohet.

 Facebook, pa dyshim është njëri prej rrjeteve sociale më të suksesshme në histori, dhe më poshtë kemi përmbledhur disa arsye pro dhe disa kundër rreth së ardhmes dhe fatit të kësaj platforme të popullarizuar.

Facebook, nuk do të jetë mbreti i Internetit në pesë vite, por do të mbetet mbret në rrjetin social. Dhe kjo për shkak se Facebook nuk është vetëm një rrjet social; por një platformë.

Facebook, mund të ketë filluar si një shërbim i thjeshtë Ueb, por shumë shpejt është zgjeruar në shumë zona të Uebit përmes aplikacioneve. Edhe nëse nuk e përdorni ju apo miqtë tuaj, sot është shumë e vështirë të shfletoni Uebin pa parë të paktën një logo të Facebook.

Ta krahasosh MySpace me Facebook është si ta krahasosh Lycos me Google. Lycos dhe Myspace për shumicën e përdoruesve të Internetit janë të njohura për kohën e tyre të shkurtër, kurse Facebook dhe Google nuk njihen për një gjë të tillë. Ato ekzistojnë që një kohë të gjatë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen.

Në vitin 2008, Facebook kishte po aq përdorues sa MySpace. 58.4 milionë vizitorë për të qenë më të saktë.

Ndërkaq, faqet me rritjen më të shpejt ishin Twitter, Tagged dhe Ning. Dhe pas katër vitesh, MySpace është harruar krejtësisht, kurse Tagged ose Ning as që shfletohen më.

Dhe a mendoni se Facebook që tani ka arritur majat do të jetë në gjendje t’i mbajë fansat e vet edhe për pesë vite? Hmmm, e dyshimtë.

Përdoruesit e Facebook, të lodhur nga ndryshimet e pafundme të ndërfaqes dhe privatësisë, shumë shpejt do të fillojnë ta braktisin atë.

Sikurse AOL para shumë kohësh, edhe Facebook është shumë i popullarizuar, por kjo nuk do të zgjasë më shumë sesa periudha e famshme e modemëve dial-up të AOL. Sot, kushdo mund të krijoj një rrjet social. Dhe pyetja që parashtrohet nuk është se “A do të dështoj Facebook?” Por kur? (PCWorld Albanian)

Popular posts from this blog

LulSec thyen ueb faqen e “The Sun”

Grupi i hakerëve LulSec, që më parë ka njoftuar se po shpërndahet, mesa duket ka vendosur të bëjë të kundërtën dhe atë me një sulm drejt faqes së tabloidit britanike “The Sun”. Disa minuta para se të ndodhte sulmi, grupi ka menaxhuar të ridrejtojë trafikun e faqes së The Sun në një lajm mashtrues që theksonte vdekjen e befasishme të Rupert Murdoch. Kjo nuk kaloi pa u vërejtur. LulSec më parë ka sulmuar edhe faqet e CIA’s, Senatit Amerikan, Sony dhe disa emrave tjerë të njohur, por mesa duket edhe faqja e The Sun nuk u ka shpëtuar. Në llogarinë e tyre në Twitter ata gjithashtu kanë konfirmuar përgjegjësinë për thyerjen e faqes thesun.co.uk. /pcworldalbanain Bota E Informatikes~All Rights Reserved~Ndalohet kopjimi pa lejen e adminit

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

iPhone 6 ,3 sekonda mbrapa Galaxy Note 4 ne testin e shpejtesise

Perballja me e fundit e dy gjiganteve te teknologjise Apple dhe Samsung eshte ajo ndermjet iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note 4 . Te dy telefonat u lancuan kete vite , por cfare i ndane keta te dy smartphone nga njeri tjetri , shpejtesia , dizanji apo tjeter . Nje video e postuar pak me pare ne youtube ,ku testohen dy pasijet per shpejtesine e hapjes se programeve. Ju rikujtojme se Iphone 6 Plus fuqizohet nga nje procesor A8 64bit dhe 1 Gb RAM , ndonese Samsung Galaxy Note 4 fuqizohet nga nje procesor Qualcomm Snapdragon 805 dhe 3 GB RAM Shikoni videon: