Skip to main content

300,000 kompjuterë pa internet ditën e hënë


300,000 kompjuterë Windows dhe Mac nuk do të kenë qasje në internet për rreth 65 orë derisa poseduesit e tyre të kenë parasysh paralajmërimet e fundit për të pastruar makinat e tyre nga sulmet keqdashëse.
Sipas një grupi të ekspertëve të sigurisë që ishte formuar për të sulmuar DNSChanger, rreth një çerek milioni apo 300,000 kompjuterë, ndoshta edhe më shumë, ende ishin të prekur nga këto sulme me 2 korrik.
DNSChanger rrëmbente klikimet e përdoruesve duke modifikuar opsionet e sistemit të emrit të domeinit (DNS) të kompjuterëve për të dërguar kërkesa URL tek serverët që posedoheshin nga kriminelët, një taktikë kjo që spostoi viktimat në faqe të krijuara nga hakerët që ngjasonin me domenët e vërtetë.
Në një pikë, diku rreth 4 milionë kompjuterë Windows dhe Mac ishin infektuar me këtë maluer, që i'u solli zhvilluesve të tij të ardhura prej 14 milionë dollarë, kanë thënë autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara.
Makinat e infektuara do të humbasin lidhjen e tyre me internetin në 12:01 a.m. ET, gjatë së hënës më 9 korrik, kur zëvendësimi i serverëve të DNS-ve të shkojë në errësirë.
Serverët, që janë mbrojtur nën një urdhër nga Konzorciumi i Sistemeve të Internetit (ISC), grup jofitimprurës që mbron softuerin me burim të hapur BIND DNS, janë vendosur gjatë vitit të kaluar pasi FBI-ja kapi më tepër se 100 sisteme komando-dhe-kontrollo (C&C) gjatë rrëzimit të bandës së hakerëve që ishin përgjegjës për DNSChanger.
“Operacioni Klikimi i Fantazmës” i FBI-së përfundoi me arrestimin e gjashtë personave nga Estonia – personi i shtatë, me kombësi ruse, qëndron i lirë – konfiskim të C&C-së, zëvendësim dhe rivendosje të serverëve. Pa zëvendësime, sistemet e infektuara nga DNSChanger menjëherë do të largoheshin nga interneti.
Në fillim, serverët zëvendësues duhej të ndaleshin më 8 mars, por një gjykatë federale e shtyu këtë datë për 9 korrik.
Nuk janë vetëm kompjuterët Windows dhe Mac që mbesin të infektuar, por poashtu edhe kompjuterët e korporatave dhe sistemet në agjencitë qeveritare, tha Identiteti i Internetit (IID) me bazë në Uashington, Tacoma, që ka qenë duke vëzhguar përpjekjet për pastrim.
Gjatë javës së kaluar, IID tha që skanimet e veta treguan 12% të 500 ndërmarrjeve të Fortune, ose rreth një nga çdo tetë, strehoi kompjuterët e rrezikuar nga DNSChanger ose ruterët. Dhe dy nga 55 departamentet ose agjensitë qeveritare amerikane – ose 3.6% - gjithashtu kishte dështuar të pastronte të gjithë PC-të dhe Mac-ët e tyre.
Numrat më të rinj ishin rrëzuar nga skanimet e mëhershme nga IID. Në mars për shembull, ndërmarrja mbërtheu vlerën e infektimit nga DNSChanger të Fortune 500 prej 19% dhe vlerën e agjensive qeveritare prej 9%.
Në janar, vlera e grupeve ishte 50%.
Por janë ende dhjetëra mijëra të prapambetur që nuk kanë pastruar kompjuterët e tyre edhe madje pas një muaji përpjekjeje nga Grupi Punues i DNSChanger (DCWG), organizatë kjo vullnetare e profesionistëve dhe ndërmarrjeve të sigurisë.
“Ne të gjithë jemi duke u marrë me këtë,” tha Rod Rasmusse, shefi i teknologjisë së IID-së dhe një anëtar i DCWG-së. “Janë shumë njerëz që nuk kanë marrë fjalën.”
Pastrimi, tha Rasmuessen, ka qenë pjesa e ashpër e rrëzimit të DNSChanger.
“Janë bërë mjaft planifikime për rrëzimin fillestar, arrestimet, shkëmbimin e serverëve, por nuk ishte aq shumë për pjesën pas rrëzimit,” tha Rasmussen. “Si i pastrojmë gjërat? Rregullimi i viktimës është një sfidë për industrinë tonë. Çdokush dëshiron që ta bëjë atë, por si paguani ju për të?”
DCWG punoi ngushtë me ISP-të (ofruesit e shërbimeve të internetit), për t’i ndihmuar ata që t’i lajmërojnë konsumatorët që posedonin kompjuterë të infektuar dhe t’i këshillojë ata që t'i pastojnë pajisjet. Grupi gjithashtu arriti tek ndërmarrjet, agjencitë qeveritare dhe organizatat e tjera që t’iu ofrojë ndihmesën e njëjtë.
Në kohën që kishte funksionuar.
“Disa ISP kanë qenë shumë të ashpër,” tha Rasmussen, duke cituar ofrues që në vazhdimësi thirrën, dërguan email ose telefonuan anëtarët me kompjuterët e infektuar.
Të tjerët në vend të kësaj u përgatitën për thirrjet për mbështetje që priteshin të fillonin gjatë së hënës kur konsumatorët e trembur e kuptuan që nuk mund të hyjnë online. “Ata janë duke u përgatitur për [të hënën], ata e dinë që ata do të marrin [një numër të madh thirrjesh].”
Për ata që nuk kanë bërë gjë, e hëna do të jetë e ashpër, parashikoi Rasmussen. “Për disa ISP, kjo mund të jetë një përplasje reale,” tha ai.
Por projekti ishte nganjëherë shqetësues.
Një ndërmarrje, emrin e së cilës Rasmussen nuk e përmendi, kishte pastruar të gjitha makinat nga DNSChanger, por në vazhdimësi ishte ri-infektuar. Më në fund, ndërmarrja zbuloi që laptopët e lidhur në rrjetin e tyre publik Wi-Fi ishin duke e shpërndarë maluerin dhe madje drejtuan një listë të të dyshuarve në media sepse koha e ri-infektimeve përkonin me ngjarjet për shtyp të cilat ndërmarrja i mbajti në kompleksin e vet.
Edhe kështu, përpjekja ka qenë e dobishme, jo vetëm që të përmirësonte ndikimin, por si një përvojë mësimi për goditjet e tilla gjatë së ardhmes, ose botnetët që shkaktojnë vrima në përgjithësi.
“Çfarë kemi nevojë në të ardhmen është mundësi e alarmimit në kohë reale,” tha Rasmussen dhe përshkroi një sistem që menjëherë do të lajmëronte një përdorues nëse kompjuteri i tij apo saj ishte
drejtuar në një server të zëvendësuar. Ideja ishte diskutuar nga DCWG, por kurrë nuk ishte implementuar sepse kjo do të kërkonte më tepër harduer dhe mbështetje se sa që ishte në dispozicion.
“Dikush duhet të mbështes këtë përpjekje vullnetare,” tha Rasmussen, i cili madje nuk kishte asnjë përgjigje se nga cili vend vinte kjo mbështetje, qoftë ajo mbështetje financiare ose me burime të tjera.
Dy nga ndërmarrjet më të mëdha të internetit kanë nisur fushatat e tyre kundër DNSChanger.
Në fund të muajit maj, Google filloi të paralajmërojë përdoruesit e infektuar me një porosi të vendosur si shirit në pjesën e sipërme të faqes për kërkime të ndërmarrjes. Disa ditë më pas, Facebook e përdori një alarmim të ngjashëm për anëtarët e vet.
Përdoruesit kanë qasje në disa vegla falas që identifikojnë kompjuterët e infektuar, duke përfshirë disa që sapo kanë dalë nën shenjat e DCWG-së. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, përdoruesit mund të shkojnë tek Ueb faqja dns-ok.us. Faqet tjera për gjetje janë të listuara në domeinin e DCWG-së.
Ueb faqja e DCWG-së ka lidhje për veglat pa pagesë që e largojnë maluerin. Por ndoshta humbja e qasjes në internet është thirrja e vetme e zgjimit të cilën disa përdorues do ta dëgjojnë, tha Rasmussen.
“Disa njerëz nuk i kanë kushtuar vëmendje këtij parajmërimi,”  shtoi në fund Rasmussen. (Burimi: PC World Albanian)


Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...