Skip to main content

Mbreti është rrëzuar: Samsung tejkalon Apple

 Pëpara se të dilte në shitje Samsung Galaxy Nexus, Samsung ka arritur që ta marrë udhëheqjen kundër ndërmarrjes Apple për t’u bërë ndërtuesi më i madh i telefonave celularë nga të ardhurat në çerekun e tretë të vitit 2011. Nokia ende e mban titullin për nga numri i shitjeve për telefona celularë, ndërsa Apple ka rënë prapa të dyjave për ta zënë vendin e tretë sa i përket përfitimeve.

Derisa Samsung nuk lëshoi numra të saktë, analisti nga Guardian, Jae Lee, foli për Daiwa Securities, i cili vlerëson që Samsung shiti rreth 28 milionë telefona në çerekun e tretë të këtij viti. Në të njëjtën kohë, Apple shiti vetëm 17 milionë telefona, megjithëse paraqet një ngritje në krahasim me shitjet që i kishte Apple para një viti.
Me ndihmën e Samsung Galaxy S II, pa dyshim, biznesi për telekomunikacioni i ndërmarrjes Samsung theu rekordet gjatë këtij çerekviti me 13.5 miliardë dollarë përfitime, që paraqet një ngritje për 37% në krahasim me vitin e kaluar. Një zëdhënës nga Samsung tha që shitjet e smartphone-ëve janë katërfishuar në krahasim me çerekun e kaluar, me rritjen e përgjithshme prej 20%.
CEO i Apple, Tim Cook, ka bërë disa plane të mëdha për çerekun e ardhshëm të vitit për ndërmarrjen, duke parashikuar numër rekord të shitjeve të produkteve iPhone dhe iPad. Koha do ta tregojë realitetin./botaInformatikes

Popular posts from this blog

Microsoft thot ndaloni gadgets.

Në një këshillë sigurie të publikuar, Microsoft i'u ka kërkuar përdoruesve të Windows Vista dhe 7 që urgjentisht të shkarkojnë një vegël që deaktivizon shiritin anësor dhe gadgets të sistemit operativ. Ndërmarrja paralajmëroi që pajisjet jo të sigurta mund të përdoren që të ekzekutohet ndonjë kod arbitrar në një kompjuter, t’ju qaset skedarëve ose të paraqesin përmbajtje të pakëndshme. Në rast se bëhet ekzekutimi i një kodi arbitrar, një sulmues mund të marrë përsipër kontrollimin e sistemit të prekur me mundësinë për të instaluar programe, të shoh, ndryshoj dhe fshij të dhëna, ose të krijojë llogari të reja me të drejta të plota të përdoruesit. Fatkeqësisht, Microsoft nuk ka dhënë hollësi për dobësitë, kur (nëse) do të adresohen ose nëse sistemet do të shfrytëzohen në mënyrë aktive. Disa kanë sugjeruar që kjo këshillë është një përpjekje për t’i përgatitur përdoruesit për kalimin e përfolur të pajisjeve në Windows 8. Computerworld ofron një shpjegim bindës, duke treg...

DC Universe Online arrin 1 milion lojtarë të rinj

Siç mund të dihet, kur ju e largoni çmimin nga një shërbim dhe e bën atë falas, njerëzit më me qejf mund t’i provojnë ato. Mund të tingëllojë që tingëllon çuditshëm, por mund t’ua përmendim rastin për DC Universe Online dhe mund të befasohemi. Nuk është tërësisht e papritshme që vendimi i ndërmarrjes Sony për ta bërë falas lojën DC Universe Online do të marrë më shumë lojtarë, por është mjaft e rëndësishme të përmendet numri i lojtarëve të rinj. Sipas një lëshimi për shtyp të bërë nga Sony gjatë ditës së djeshme, 1 milion lojtarë të rinj iu bashkangjitën lojës në javën e parë pasi kërkesa për abonimin mujor ishte larguar. Ajo se çfarë është interesante gjithashtu është që përqindja e lojtarëve të rinj ishte ndarë në mes të formateve të lojës për kompjuterë personalë dhe PlayStation 3 për lojën. DC Universe Online doli falas për t’u luajtur më 1 nëntor, duke kaluar nga një pagesë mujore ose abonim të rregullt në modele të nivelit të tretë të ndarë në mes të lojës falas dh...

Anonymous sulmon ekspertin e sigurisë

Anonymous ka lëshuar mijëra emaila privatë që i përkasin hetuesit të pensionuar të kiberkrimit nga Kalifornia, të quajtur Fred Bacalagan, në atë që ky grup e quan shpagim për rrëzimin e fundit të Occupy Wall Street. Hakerët e Anonymous hyrën në dy llogaritë në Gmail Bacalan, në bisedat e tij dhe në bisedat me zë në Google Voice, pastaj i vendosën të gjitha gjërat në një uebfaqe dhe në  The Pirate Bay . Baclagan ishte një mbikëqyrës i agjentëve specialë në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte specializuar në kiberkrim, dhe emailat e tij përmbanin mijëra raporte nga serveri privat i Shoqatës Ndërkombëtare të Specialistëve të Hetuesisë së Kompjuterëve , nga viti 2005 deri në vitin 2011. Sipas një  komunikate për shtyp , Anonymous lëshoi emailat për të kundërshtuar rolin e ekspertëve të sigurisë së kompjuterëve në shtypje të 99% të popullsisë: J u doni të mbani brutalizimin dhe arrestimin në masë të 99% (të popullsisë)? Ne do të duhet që të zotërojmë kutitë tu...

Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave,  Interneti  ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale. Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit. Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjeve  tona  politike, por edhe interesat  tona  personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale. Me  rritjen  e përdoruesve të internetit,  bota   ndryshon , siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues  interneti  në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000. Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si  interneti ...