Skip to main content

Posts

Showing posts with the label E-Books | Tutorials

Përdorni Gmail më shkurtesat e tastierës

Duke përdorur shkurtesat e tastierës për Gmail, ju mund ti mbani duart tuaja larg mausit. Më poshtë keni një listë, e cila ju mundëson ti shikoni shkurtesat e tastierës për Gmail. Veprimi dhe Navigimi c  : krijo mesazh të ri r  : përgjigju a  : përgjigju të gjithave f  : forward Shift+r  : përgjigju në dritare të re Shift+a  : përgjigju të gjithave në dritare të re Shift+f  : forward në dritare të re e  : arkiva y  : fshi etiketën #  : vendos në shportë !  : raporto si spam +  : shënoje të rëndësishme -  : shënoje të parëndësishme /  : kërko s  : nyjëtim ylli z  : anulo veprimin e fundit n  : shiko mesazhin e ardhshëm p  : shiko mesazhin e përparmë ?  : shfaq shkurtesat e tastierës Kërcimet g  pastaj  i  : shkoni tek inboksi g  pastaj  t  : shkoni tek mesazhet e dërguara g  pastaj  d  : shkoni tek draftet g  pastaj  a  : shko...

Problemi me fajllat qe nuk fshihen

Shpesh na ndodh qe kur deshirojmë te fshijmë ndonje file apo folder te na shfaqet errori si me poshte. Nese  ju ndodh te hasni ne errorin e njejtë atehere ndiqni udhëzimet e meposhtme per te zgjidhur nje çështje të tillë. Zgjidhja: Unlocker është nje vegel i cili ju nevoitet per fshirjen bartjen, rimertimin e dosjeve,skedarve ( file, folder ) te cilat nuk lejojn te fshihen apo te barten pa e ristartuar sistemin tënd. Unlocker është plotësisht i lirë dhe gjithmonë do të mbetet i lirë, gjë që do të thotë mund ta përdorni falas për çdo qëllim. Rekomandohet qe çdo kompjuter personal ta kete te instaluar… http://www.filehippo.com/download_unlocker/ Burimi albsofts

Si të fshini historinë në Google Web History

A e dini se Google ndjek aktivitetin tuaj? Nëse dëshironi të parandaloni ndjekjen e Google, atëherë ju duhet të fshini historinë e Google që quajtur Google Web History. Futuni tek  http://google.com/history , identifikohuni nëse nuk jeni të identifikuar dhe ju do të shihni një listë të kërkimeve tuaja që i keni bërë në Google. Për ta fshirë historinë klikoni në butonin “Remove all Web History,” pastaj klikoni në butonin OK dhe historia juaj është fshirë. Pas fshirjes së historisë, indeksimi i kërkimeve nuk ruhet më në historinë tuaj, për ta filluar përsëri ruajtjen e kërkimeve, klikoni në butonin Resume./itshqip

Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G, iPod Touch 1G/2G me Whited00r!

Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të bëni jailbreak. Në këtë version ju fitoni të gjitha tiparet që gjenden në iOS 5, duke filluar nga iCloud (normalisht fals, i lidhur me Dropbox), meny të reja, opsione të reja. Por duhet të jeni në dijeni se ky version iOS 5 është version i rremë i kopjuar nga iOS 5 origjinal. Pra ju nuk keni një iOS 5 legal, i gjithi është vetëm përshtatje në iOs 3.1.3 pasi që iOS 5 nuk funksionon në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G. E gjitha që ju duhet të bëni është të shkoni tek  whited00r.com/download , të zgjidhni modelin e pajisjes tuaj dhe ta shkarkoni iOS 5 për pajisjen tuaj. Pas shkarkimit, hapeni fajllin e shkarkuar nga arkiva .zip, lidheni pajisjen tuaj me kompjuter, hapeni iTunes, klikoni tek pajisja juaj që shfaqet në anën e majtë të iTunes, pas këtij hapi shkoni tek butoni Restore dhe klikoni: Pastaj hapet një dritare tek e cila duh...

Si të instaloni Windows 7 pa Disk (DVD)?

Këtu keni udhëzimet se si legalisht të shkarkoni Windows 7 dhe të krijoni diskun tuaj instalues. Shumica e kompjuterëve që blihen sot vijnë pa diskun instalues të Windows 7. Në vend të saj vijnë me disqet “kthyese (ang. recovery)” dhe/ose particionet të cilat mundësojnë që të kthejnë kompjuterin tuaj në gjendjen e tij të prodhuar (ang. Factory fresh), por që përfshijnë një mori kërkesash (trial gratis, media player, vegla të padobishme dhe të ngjashme) së bashku me Windows-in. Largimi i secilës kërkesë është humbje kohe dhe jo e ngjashme me nisjen apo instalimin e ri. Këtu do të mësoni se si të krijoni diskun tuaj instalues të Windows 7 (apo USB flash drive) dhe të përdorni çelësin valid të produktit që ju posedoni në mënyrë që të kryeni një ri instalim. Mënyra vijuese është efikase dhe legale, dhe nuk kërkon një ekspertizë të madhe teknike. Megjithatë, nuk ju rekomandojmë që të shlyeni particionin tuaj rikthyes apo të mënjanoni disqet e juaja ekzistuese për rikthim. Ndonëse...

Konvetoni Flash në HTML 5 vetëm me një klik?

Adobe njoftoi se do të ndalojë të punoj tek verzioni mobil Flash, duke hequr dorë nga lufta me HTML 5. Puna e mirë është se Google është këtu për ti ndihmuar zhvilluesit të cilët punojnë në Flash. Në korrik, Google paraqiti një mjet softuerik i cili konverton nga Flash .SWF dokumentet në HTML5 kod. Bëhet fjalë për mjetin e quajtur Swiffy, i cili deri më tani ishte vetëm si shtojcë tek mjetet prrofesionale Adobe Flash. Sipas një inxhinieri softuerik nga Google,  Esteban de la Canal , qëllimi i Swiffy është që t’ju mundësojë zhvilluesve të vazhdojn të përdorin Flash-in si platform, madje edhe kur krijojnë animacione për platforma të cilat nuk mbështesin Flash. Swiffy shtojca për Flash e përshpejton punën, kshtu që vetëm me një klik ju mundëson zhvilluesve të konvertojnë animacione në HTML5. Shtojca e shfrytëzon mjetin Swiffy si ueb shërbim për qasje në konvertimet e fundit. Puna e mirë me këtë shtojcë është se përdoruesit nuk kan nevoj të marrin çdo verzion të plugini...

Shkarkoni programe edukativo-arsimore pa pagesë

Platforma Microsoft Learning Suite është një grumbullim i softuerëve pa pagesë, veglave të bazuara në ueb dhe burime për mësimdhënësit veçanërisht që u duhen për shkollë dhe për studentët e tyre, të gatshme në një shkarkim të vetëm. Për momentin Microsoft Learning Suite përfshin 30 produkte që mund të ndikojnë në fuqizimin e mësimdhënësve që me sukses ta integrojnë teknologjinë në planprogramin e tyre duke e reklamuar kreativitetin, bashkëpunimin, hulumtimin dhe studimin. Ja edhe lista e plotë e programeve që vijnë me Microsoft Learning Suite Kreativitet  Songsmith  Photosynth  Expression Encoder  AutoCollage  Kodu  Microsoft Producer për PowerPoint 2003 Bashkëpunim  SharedView  InkSeine  StickySorter  Outlook Connector Hulumtim dhe Studim  Bing Maps  Microsoft Translator  WorldWide Telescope  Microsoft Reader  Digital Literacy për edukatorët  Project Tuva  Ribbon Hero  Flashcards  Shtojca për m...

Si te bejm mount nje iso file(VIDEO)

Shum her na ndodh qe te shkarkojm File te ndryshme (lojra,programe etj), dhe ato te jen ne formatin .ISO, te cilat per ti hapur na kerkon qe ti bejm BURN(djegim) . Qfar eshte .ISO file : .ISO file eshte thjesht nje Disk Image , kurse nese deshirojm qe ta hapim at file kemi 2 menyra : 1.Burn(ta djjegim), ku na nevojiten CD-DVD per ta ber BURN , dhe 2.Ta bëjm te duket kinse po e vendosim ne disk . Fatmirsisht egziztoj programe te ndryshme qe mundësojn te bejm Mount ndonje .ISO image . Disa nga keto programe jan : MagicDisc , Virtual CloneDrive , Power Iso , MagicIso e shum te tjera , qe te gjitha falas (free) . Instalimin, perdorimin e gjithqka tjeter rreth ksaj teme i keni ne videon me posht .

Tani me WordAds mund të fitoni para në WordPress

WordPress ka lajmëruar që po e bëjnë ndërlidhjen e rrugës së vet për blogerët për të përfituar para. Ata kanë lajmëruar një program të ri të quajtur WordAds që ua mundëson zotëruesve të uebfaqeve të paraqesin reklama në blogjet e tyre dhe që nuk kanë nevojë të mbështetehn në Google AdSense. Blogu zyrtar ka treguar për programin kështu: “Gjatë viteve një nga kërkesat më të shpeshta në WordPress.com ka qenë që t’u mundësohet blogerëve që të fitojnë para nga blogu i tyre nëpërmjet reklamave. Ne i kemi rezistuar reklamave sepse pjesën më të madhe të tyre ne e kemi parë si të panevojshme dhe dukej se AdSense i Google ishte shteti-i-artit, që ishte pikëlluese. Ju shpenzoni shumë kohë dhe mund në blogun tuaj dhe ju meritoni më mirë se AdSense.” Jo të gjitha blogjet do të jenë të denja për programin. Blogjet duhet të jenë publike dhe të kenë një domein të vetin për të marrë pjesë. Nëse do të donit që të aplikoni për programin,  shikojeni këtë faqe  për aplikim në faqen zyr...

Si te instaloni windows 7 me USB

Ky udhëzues punon 100% për Windows 7. E kam provuar dhe testuar ne fillim me kompjuterin tim dhe deri tani kam formatuar me shume se 30 mini laptope me kete metode. Ndiqni rigorozisht hapat dhe cdo gje do te shkoje shume mire. Mjafton te keni nje kompjuter me windows 7, nje file .iso te windowsit ose nje disk nese PC ku do te punoni ka DVD Rom dhe nje usb qe eshte mire te jete 8 GB pasi ne te shumten e rasteve windows 7 eshte afersisht 4.3 GB. 1. Vendosni USB ne nej nga portat e PC dhe siguroni te dhenat qe keni brenda pasi ai do te formatohet. 2. Shkoni tek Start menu > All programs > Accessories, klikoni me te djathten e mausit ne Command Prompt dhe klikoni Run as administrator. 3.  Pasi ta keni hapur shkruani "DISKPART" 4. Me pas shkruani "LIST DISK". Me pas duke pare nga memoria qe kane disqet mund ta dalloni lehte se kush eshte USB, ne foton tone p.sh eshte Disk 1. Me pas vazhdojme me komandat: SELECT DISK 1 (1 sepse ...

Njohuri te pergjithshme "Wireless LAN"

 Wireless LAN dmth. “lidhje ajrore” te nje “Siperfaqe Lokale/Vendore e Rrjetit Kompjuterik” i cili mundeson te komunikojne permes signale digjitale (eng. digital singlans). WLAN – qëndron për Wireless LAN por njihet edhe me termet si WiFi ose IEEE 802.11. Pra WLAN d.m.th. Wireless Local Area Network. Info: WiFi që shihni në pakot e WLAN-komponenteve qëndron për Wireless Fidelity nga kompania Wireles Ethernet Compatibility Alliance shkurt WECA. WECA është një alliance prej disa kompanive që parashtrojnë standardet për WLAN-komponentet. Mbi WLAN në pika të shkurta do ti përmendi disa karakteristika të rëndësishme. Teknika e transportimit të Datave pa kabla quhet Wireless LAN. IEEE 802.11 është standart për WLAN që është zbuluar në vitin 1997 nga instituti amerikan: Institute of Electrical and Electronics Engineersist, pra kjo organizatë qëndron pas IEEE shkurtesës. Kjo organizatë është përgjegjëse jo vetëm për komponentet në fushën Computer-ike por edhe n...

Çfarë është torrent-i ?

Torrent  është një  Peer to Peer (P2P) softuer - sharing file protokoll i cili shërben për të shpërndare skedare me përmasa te mëdha ne internet. Një përdorues i cili dëshiron të ngarkoj një dokument me parë krijon një skedar te vogël përshkrues të cilin e shpërndan me anë të web, mail, etj. Torrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve të tjerë dhe jo nga serveri. Mbasi shpërndahet torrenti tek përdoruesit e tjerë nëpërmjet (sic thashe me siper me ane te mail apo duke u vendosur në website të ndryshme) hapet klienti që ju lejon përdoruesve të tjerë të lidhen për të filluar shkarkimin. Proç edura e  shkarkimit!? Si fillim për të parë çfarë ka brenda folderit/dosjes duhet të shkarkoni torrent-in (linkun) dhe më pas bën hapjen me njërin nga programet që ju përdorni për të shkarkuar me torrent, të cilët jane: µTorrent   &   BitTorrent Këta programe lejojnë që kompjuteri juaj të dë...

Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7

Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7 Kjo do të zëvendësoj gjuhën në sistemin tuaj operativ, që d.m.th. se ju nuk do të mundeni që ta riktheni gjuhën apo të instaloni një gjuhë tjetër, përderisa nuk e përsëritni këtë mësim me pakon e gjuhës adekuate. Funksionon për  Windows 7 , cilindo version.  *SHËNIM * Microsoft-i nuk do t’ju ofroj pakot e gjuhëve për asnjë gjuhë që juve ju nevojitet për Ultimate apo Enterprise, prandaj, ato duhet ti kërkoni nëpërmjet përditësimeve në versionin Ultimate, apo ta gjeni nëpërmjet një mikut tuaj apo në ndonjë mënyrë tjetër. Gjuhët të cilat nuk janë në dispozicion në faqen zyrtare të Microsoft-it janë:  Arabic, Bulgarian, Chinese simplified, Chinese traditional, Croatian, Czech, Danish, Dutch, English, Estonian, Finnish, French, German, Greek, Hebrew, Hungarian, Italian, Japanese, Korean, Latvian, Lithuanian, Norwegian Bokmål, Polish, Portuguese Brazil, Portuguese Portugal, Romanian, Russian, Serbian, Slovak, Slovenian, Sp...