Skip to main content

Si të fshini historinë në Google Web History


A e dini se Google ndjek aktivitetin tuaj? Nëse dëshironi të parandaloni ndjekjen e Google, atëherë ju duhet të fshini historinë e Google që quajtur Google Web History.
Futuni tek http://google.com/history, identifikohuni nëse nuk jeni të identifikuar dhe ju do të shihni një listë të kërkimeve tuaja që i keni bërë në Google. Për ta fshirë historinë klikoni në butonin “Remove all Web History,” pastaj klikoni në butonin OK dhe historia juaj është fshirë.
Pas fshirjes së historisë, indeksimi i kërkimeve nuk ruhet më në historinë tuaj, për ta filluar përsëri ruajtjen e kërkimeve, klikoni në butonin Resume./itshqip

Popular posts from this blog

Sinkronizimi vetëm "Priority Inbox" në Gmail për Android

Në fund të vitit të kaluar, Gmail për Android mori mbështetjen për letrat që mund të ishin më me rëndësi në kutinë postale online, i njohur ndryshe si Priority Inbox. Përditësimi më i fundit mundëson sinkron izimin e vetëm “Priority Inbox-it” për sinkronizim më të shpejtë dhe më efikas, po ashtu edhe truqe për ruajtje të baterisë/bendwithit. Gjithashtu, vazhdimisht duhet të shtypej butoni Show Pictures për të parë fotografitë e ngarkuara që vinin me letra nga dërgues të njohur, ndërsa tani është mundësuar mbamendja e aplikacionit se për cilët dërgues të letrave t’i paraqes fotografitë automatikisht, pa pasur nevojë që të shtypet Show Pictures. Po ashtu janë edhe disa veçori për të lajmëruar me tinguj të caktuar për kategori të ndryshme që janë caktuar në inbox./pcworldalbanian Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~