Skip to main content

Shkarkoni programe edukativo-arsimore pa pagesë

Platforma Microsoft Learning Suite është një grumbullim i softuerëve pa pagesë, veglave të bazuara në ueb dhe burime për mësimdhënësit veçanërisht që u duhen për shkollë dhe për studentët e tyre, të gatshme në një shkarkim të vetëm.
Për momentin Microsoft Learning Suite përfshin 30 produkte që mund të ndikojnë në fuqizimin e mësimdhënësve që me sukses ta integrojnë teknologjinë në planprogramin e tyre duke e reklamuar kreativitetin, bashkëpunimin, hulumtimin dhe studimin.
Ja edhe lista e plotë e programeve që vijnë me Microsoft Learning Suite
Kreativitet
Songsmith
Photosynth
Expression Encoder
AutoCollage
Kodu
Microsoft Producer për PowerPoint 2003
Bashkëpunim
SharedView
InkSeine
StickySorter
Outlook Connector
Hulumtim dhe Studim
Bing Maps
Microsoft Translator
WorldWide Telescope
Microsoft Reader
Digital Literacy për edukatorët
Project Tuva
Ribbon Hero
Flashcards
Shtojca për matematikë për Word 2007
Shtojca për kimi për Word
Vegla për mësim
Learning Content Development System
Shtojca Office për Moodle
Innovative Teacher Toolkit
Video për të filluar dhe “ja se si”
Digital Storytelling
Mouse Mischief
Interactive Classroom
Math Worksheet Generator
Teacher Professional Development
Ju mund ta shkarkoni këtë platformë nga kjo faqe duke u kyçur në llogarinë tuaj në “Partners In Learning Network” me ID-në tuaj në Windows Live. Nëse nuk e keni një profil në Partnerët në Rrjetin e Mësimit (PiLN), ju do të pyeteni që do ta krijoni një të tillë. Pasi që me sukses e keni krijuar dhe jeni kyçur në llogarin tuaj në PiLN, shkarkoni dhe lëshojeni instaluesin e vogël që fillon shkarkimin.
Nga aplikacioni Learning Suite ju mund të zgjidhni programet që dëshironi t’i shkarkoni. Sapo të keni vendosur se cilat aplikacionet nga Learning Suite dëshironi t’i instaloni dhe i keni përzgjedhur ato, klikoni butonin Next për të filluar shkarkimin e atyre programeve. Instaluesi pastaj automatikisht i shkarkon dhe i instalon aplikacionet e përzgjedhura./pcworldalbanian/botaInformatikes

Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes