Skip to main content

Si të instaloni Windows 7 pa Disk (DVD)?

Këtu keni udhëzimet se si legalisht të shkarkoni Windows 7 dhe të krijoni diskun tuaj instalues.
Shumica e kompjuterëve që blihen sot vijnë pa diskun instalues të Windows 7. Në vend të saj vijnë me disqet “kthyese (ang. recovery)” dhe/ose particionet të cilat mundësojnë që të kthejnë kompjuterin tuaj në gjendjen e tij të prodhuar (ang. Factory fresh), por që përfshijnë një mori kërkesash (trial gratis, media player, vegla të padobishme dhe të ngjashme) së bashku me Windows-in. Largimi i secilës kërkesë është humbje kohe dhe jo e ngjashme me nisjen apo instalimin e ri.
Këtu do të mësoni se si të krijoni diskun tuaj instalues të Windows 7 (apo USB flash drive) dhe të përdorni çelësin valid të produktit që ju posedoni në mënyrë që të kryeni një ri instalim. Mënyra vijuese është efikase dhe legale, dhe nuk kërkon një ekspertizë të madhe teknike.
Megjithatë, nuk ju rekomandojmë që të shlyeni particionin tuaj rikthyes apo të mënjanoni disqet e juaja ekzistuese për rikthim. Ndonëse shumë njerëz kanë qenë të suksesshëm me procedurën vijuese, disa tjerë nuk kanë pasur fatin e tillë. Disa përdorues nuk kanë pasur mundësinë e aktivizimit të kopjes së tyre të Windows-it edhe pas futjes së çelësit valid të produktit, përderisa tjerët posedojnë kompjuter që kërkojnë softuer që nuk përfshihen në SO Windows 7. Nuk keni asnjë mundësi tjetër që të dini se a do të funksionoj kjo procedurë edhe për ju apo jo përderisa ta provoni atë, dhe se ju duhet një plan rikthyes në rast se kjo nuk funksionon.
Gjithashtu, ruani skedarët (ang. Files) dhe ngasësit (ang. Drives) tuaj në një media të jashtme para se të filloni procedurën. Ri instalimi i Windows-it pastron të gjitha shënimet tuaja personale dhe shkakton humbje të funksionalitetit të pajisjeve në të cilat Windows-i do të ketë një pamjaftueshmëri për të krijuar një ngasës adekuat. Planin për të ngarkuar ngasësit më të fundit të pajisjeve ju do ta krijoni para se të ri instaloni Windows-in.
Ri instalimi i Windows 7, hap pas hapi
1. Gjeni çelësin e produktit tuaj të Windows 7: Zakonisht ky string alfanumerik prej 25-karaktereve është i shtypur në një etiketë të ngjitur për kompjuterin tuaj apo në dokumentimin e përfshirë të kompjuterit tuaj. Alternativë tjetër është duke shfrytëzuar programin për gjetjen e çelësit siç është programi Magical Jelly Bean Keyfinder i cili gjen çelësin e produktit nga regjistrat. Do t’ju duhet çelësi i produktit për ta ri instaluar Windows-in.





Magical Jelly Bean Keyfinder ju ndihmon për të gjetur numrat serik.
2. Shkarkoni skedarin ISO për versionin e Windows 7 që ju posedoni:
Lidhjet e mësipërme ju dërgojnë tek Digital River, distributor i licencuar i softuerëve të Microsoft-it. Këto shkarkime janë secila me mbi 3GB kapacitet, dhe çelësi juaj i produktit do të funksionoj vetëm me edicionin e juaj të Windows-it që keni, kështu që sigurohuni që ta zgjidhni atë të duhurën.
3. Shkarkojeni 
Windows 7 USB/DVD download tool. Kjo vegël ju mundëson që ta kopjoni skedarin e juaj të Windows 7 ISO në DVD apo USB flash drive. Se ku zgjidhni ju DVD apo USB nuk është ndonjë ndryshim; vetëm konfirmoni që kompjuteri juaj mund të startoj nga lloji i medias që ju zgjidhni.
4. Rinisni kompjuterin tuaj duke shfrytëzuar DVD apo USB flash drive me Windows 7. Përcillni hapat për të përgatitur destinimin e diskut të ngurtë dhe instaloni Windows-in.


Autori i ketij mesimi eshte dr_iton, nese keni ndonje pyetje mund te parashtroni tek komentet ose tek ne forum.



Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes