Skip to main content

Çfarë është torrent-i ?


Torrent është një Peer to Peer(P2P) softuer - sharing file protokoll i cili shërben për të shpërndare skedare me përmasa te mëdha ne internet. Një përdorues i cili dëshiron të ngarkoj një dokument me parë krijon një skedar te vogël përshkrues të cilin e shpërndan me anë të web, mail, etj.
Torrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve të tjerë dhe jo nga serveri. Mbasi shpërndahet torrenti tek përdoruesit e tjerë nëpërmjet (sic thashe me siper me ane te mail apo duke u vendosur në website të ndryshme) hapet klienti që ju lejon përdoruesve të tjerë të lidhen për të filluar shkarkimin.
Proçedura e  shkarkimit!?

Si fillim për të parë çfarë ka brenda folderit/dosjes duhet të shkarkoni torrent-in (linkun) dhe më pas bën hapjen me njërin nga programet që ju përdorni për të shkarkuar me torrent, të cilët jane:


Këta programe lejojnë që kompjuteri juaj të dërgojë dhe të marrë dosjet (files) në një port të veçantë dhe ti interpretoje këto të dhëna si dosje .TORRENT.
Dosjet .TORRENT përmbajnë gjithë informacionin në një torrent të vecantë - kush e vazhdoi atë, çfarë përmban torrent-i dhe si të shkarkoni (download) dhe ngarkoni (upload) informacion që i korrespondon këtij torrent-i.
Kur .TORRENT (linku) është hapur me programin, programi lidhet me përdoruesit e tjerë të cilët bëjnë pjesë në këtë torrent dhe e shkarkojnë torrent-in nga ata. Mbasi të bëheni pjesë e torrent-it, pra mbasi shkarkimi të përfundojë kompjuteri juaj është i gatshëm të ngarkojë (ose siç quhet në gjuhen e torrent "seeds") dosjen tek përdoruesit e tjerë.

Një e mirë e torren-it është se mund ta fikesh kompjuterin dhe në momentin e rindezjes torrent-i do të fillojë të shkarkojë aty ku e kishte lënë para se te fikej. Kurse një e keqe e tij është se nëse të gjithë seeds-et largohen nga lidhja, skedari mund të mos ofrohet më për shkarkim, edhe pse ju mund ta keni linkun e atij skedari.


Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes