Skip to main content

Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7















Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7

Kjo do të zëvendësoj gjuhën në sistemin tuaj operativ, që d.m.th. se ju nuk do të mundeni që ta riktheni gjuhën apo të instaloni një gjuhë tjetër, përderisa nuk e përsëritni këtë mësim me pakon e gjuhës adekuate. Funksionon për Windows 7, cilindo version. 



*SHËNIM * Microsoft-i nuk do t’ju ofroj pakot e gjuhëve për asnjë gjuhë që juve ju nevojitet për Ultimate apo Enterprise, prandaj, ato duhet ti kërkoni nëpërmjet përditësimeve në versionin Ultimate, apo ta gjeni nëpërmjet një mikut tuaj apo në ndonjë mënyrë tjetër. Gjuhët të cilat nuk janë në dispozicion në faqen zyrtare të Microsoft-it janë: Arabic, Bulgarian, Chinese simplified, Chinese traditional, Croatian, Czech, Danish, Dutch, English, Estonian, Finnish, French, German, Greek, Hebrew, Hungarian, Italian, Japanese, Korean, Latvian, Lithuanian, Norwegian Bokmål, Polish, Portuguese Brazil, Portuguese Portugal, Romanian, Russian, Serbian, Slovak, Slovenian, Spanish, Swedish, Thai, Turkish, dhe Ukrainian * SHËNIM * 


Çka ju nevojitet!

1. Windows 7 në cilëndo gjuhë apo version
2. Command Prompt
3. Windows Language pack në të cilën doni ta ktheni sistemin tuaj.

Hapi 1: Sigurimi i Pakos Gjuhësore që ju nevojitet

Do t’ju duhet që ta shkarkoni një pako gjuhësore për të ndryshuar gjuhën e sistemit tuaj. Në parim është krijuar një pako gjuhësore, dhe e cila ofrohet ngaMicrosoft-i për të mundësuar ndryshimin e gjuhës së sistemit në gjuhën që ju preferoni.

Sigurimi i pakos së gjuhës është i thjeshtë, krejt çka duhet të bëni është që ta shkarkoni atë nga Microsoft-i. Microsoft ofron vetëm gjuhët të cilat janë në dispozicion për çdokënd, mund ta gjeni listën e gjuhëve që janë në dispozicion duke klikuar KËTU, nëse nuk keni mundësi ta shkarkoni gjuhën e cila ju nevojitet, duhet që ta siguroni atë në mënyra tjera.

Hapi 2: Instalimi i Pakos së Gjuhës

Instalimi i pakos së gjuhës është mjaftë i thjeshtë, do ta vëreni se skedarin të cilin do ta shkarkoni do të jetë me ekstensionin .EXE. Mos harroni, ajo çka ju duhet të veproni është e thjeshtë, klikoni dy herë mbi skedar, do të krijohet një skedar i ri për ju në të njëjtin direktorium ku ju keni ruajtur skedarin me ekstensionin .EXE.

Skedari i ri që do ta shihni do të duhej të quhej: lp.cab apo ndoshta do të paraqitet vetëm si lp.

Çka duhet të bëni është që ta kopjoni skedarin dhe ta ngjitni atë në diskunC:\ (Krejt kjo vetëm për qasje më të lehtë të mëvonshme).

Shkëlqyeshëm! Tani jemi një hap më afër arritjes së qëllimit tonë.


Hapi 3: Command Prompt?

Keni të drejtë, na duhet që ta hapim opsionin command prompt, disa njerëz ndoshta edhe nuk e dinë se çka është kjo, disa e dinë, çka duhet të dini është se si ta hapni atë!

Ekzistojnë disa mënyra për të hapur command prompt, ne po fillojmë me mënyrat e shpejta.

Mënyra 1:
1. Klikoni në butonin Start në këndin e majtë poshtë.
2. Menjëherë sipër treguesit të miut, do të shihni një shirit kërkimi ku shkruan, Search Programs And Files, klikoni aty për ta bërë aktive.
3. Në shiritin e kërkimit, shkruani: cmd, do të duhej të paraqitej programi në menynë Start.
4. Në krye të listës, do të shihni një ikonë të zezë me tekstin cmd të shkruar në të. Klikoni me tastin e djathtë të miut mbi të, dhe zgjidhni Run As Administrator.
5. Do të paraqitet një kuti dialogu i cili ju pyet se a doni të autorizoni përdorimin e cmd-së, klikoni në Continue.

Mënyra 2:
1. Hapeni një dritare të re, ose klikoni dy herë në ikonën My Computer në desktop.
2. Shfletoni tek: C:\Windows\System 32\
3. Tani shfletoni poshtë derisa të shihni programet që fillojnë me shkronjën C
4. Gjeni programin e quajtur cmd.exe ose vetëm cmd
5. Klikoni me tastin e djathtë mbi të dhe zgjidhni: Run As Administrator


Tani duhet ta keni hapur një dritare të re me prapavijë të zezë dhe me pak tekst në të i cili përfundon me rreshtin: C:\Windows\System32>_ e që duhet të jetë edhe kursori blindës.


Hapi 4: Ndërrimi i Pakos së Gjuhës

Tani pra keni të hapur dritaren e Command Prompt, dhe ju keni skedarin lp.cab të gatshëm për tutje, krejt çka doni të bëni është që të ndryshoni gjuhën e sistemit. Mirë, lajme të mira, ne sapo kemi arritur tek ai hap.

Në dritaren command prompt, duhet të shkruani (Copy dhe Paste nuk funksionon këtu): dism /online /add-package /packagepath:c:\lp.cab

Mbani në mend se duhet të shkruhet saktësisht ashtu si duket e shkruar më lartë.

Tani do të filloi instalimi i skedarit, e cila procedurë e instalimit mund të zgjasë deri në 10 minuta, por zakonisht nuk zgjatë aq shumë. Pritni derisa të merrni konfirmimin Installed Successfully, pastaj do t’ju kthej tek direktoriumi: C:\Windows\System32>_


[Image: gjuha1.jpg]

Imazhi i mësipërm mund t’ju ndihmoj nëse keni harruar ndonjë gjë. Tani duhet që të kalojmë tek regjistrat për të shlyer njërin nga ta.

Hapeni regjistrin duke mbajtur të shtypur tastin Windows dhe shkronjën R njëkohësisht, pastaj ti lëshoni ato, do të paraqitet një dialog i cili quhet Run. Në fushën e re të kërkimit shruani: Regedit pastaj klikoni në OK. Do t’ju paraqitet një dialog i cili ju pyet për qasje, klikoni në Yes. Tani do të lajmërohet një dritare e re me shumë gjëra që ndoshta i keni ose nuk i keni parë më parë.
Do ti shihni disa direktoriume në anën e majtë të quajtura: HKEY_CLASSES_ROOT, HKEY_CURRENT_USER, HKEY_LOCAL_MACHINE, HKEY_USERS, dheHKEY_CURRENT_CONFIG

Ne do të klikojmë në shigjetën afër HKEY_LOCAL_MACHINE. Do të zgjerohet direktoriumi, pastaj duhet të shikoni për SYSTEM, klikoni aty në shigjetë, pastaj gjejeni: CurrentControlSet, prap klikoni në shigjetë, nën të duhet të jetë Control, gjithashtu klikoni edhe në atë shigjetë, gjejeni polderin me emrin: MUI. Tani nën MUI do ta shihni një dosje tjetër të quajtur: UILanguages, klikoni aty në shigjetë dhe pastaj do të shihni disa dosje tjera. Do ta shini gjuhën që ju keni instaluar, dhe cila gjuhë ka qenë. Për shembull: En-us dhe Sq-al. Klikoni me tastin e djathtë në gjuhën që ju keni pasur paraprakisht, dhe klikoni Export dhe ruajeni kudo në kompjuter (Kjo do të krijoj një back up nëse diçka shkon mbrapsht). Pasi që është ruajtur, klikoni prap me tastin e djathtë, dhe zgjidhni delete.

[Image: gjuha2.jpg]

Tani sistemi juaj kryesor do të jetë në gjuhën që ju keni zgjedhur! Megjithatë akoma nuk e keni kryer punën krejtësisht, kemi edhe një hap tjetër.



Hapi 5: Pamja Startup nuk ka ndryshuar!
Do të vëreni që pasi keni rinisur kompjuterin tuaj, përpos tjerash gjuha e pamjes në Start up nuk është ndryshuar. Hapi final do ta rregulloj këtë.

Do t’ju duhet që prapë ta hapni Command Prompt, shiko më lartë në këtë postim nëse keni harruar se si ta bëni këtë.

Tani ju duhet që të shkruani: bcdboot %WinDir% /l en-us. Tani ky rresht duhet të ndryshohet paksa. Së pari kini vëmendjen se ajo /l është shkronja L e vogël, dha pastaj duhet të shikoni tek en-us që duhet ta ndryshoni me inicialet e gjuhës që ju keni instaluar. Nëse nuk e dini se cilat janë inicialet e gjuhës që ju keni instaluar, mund të shikoni në skedarin .exe të pakos së gjuhës që ju keni shkarkuar në fillim të këtij mësimi, do të duhej të fillonte me Windows 6.1 pastaj do të paraqitej edhe lloji i bitëve të procesorit tuaj x86 dhe së fundmi inicialet e gjuhës: en-us.
Kështu në pamjen command prompt do t’ju duhet të zëvendësoni en-us me inicialet e gjuhës që ju keni instaluar. 
Kjo është e tëra, krejt çka duhet të bëni është që të rinisni kompjuterin tuaj dhe do të duhej të ishte në gjuhë re që ju keni instaluar!
Urime për suksesin tuaj!



Pergatiti dr_iton Per BotaInformatikes Forum~All Rights Reserved

Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes