Skip to main content

Çfarë të bëni nëse kompjuteri juaj merr ndonjë virus?

Shumë njerëz mund të kenë probleme me viruse, duke mos arritur që t’i largojnë dhe si zgjidhje të vetme ta përdorin formatizimin e kompjuterit. Ekzistojnë disa zgjidhje dhe jo vetëm një për këtë. Microsoft ofron një vegël që mund të ndihmojë në largimin e disa llojeve të caktuar të softuerëve keqdashës. Kjo vegël ishte Windows Malicious Software Removal Tool, por së fundi Microsoft është duke e ofruar Microsoft Safety Scanner. Ky skanues supozohet që të kontrollojë kompjuterin për ndonjë virus, spajuer dhe ndonjë gjë tjetër të keqe dhe ta largojë atë. Përdorni Microsoft Security Scanner Ekzistojnë disa skanues të tjerë të ngjashëm online, por disa mund të ju drejtojnë tek ndonjë shkarkim i cili mund të ketë gjëra keqdashëse dhe ato mund t’i vendos në sistemin tuaj në vend se t’i largojë. Duke e përdorur këtë vegël të ndërmarrjes Microsoft, ju mund të jeni të siguruar që ai dëshiron të largojë çdo gjë keqdashëse nga sistemi juaj.


Instaloni një antivirus 

Megjithëse ju mbase i keni instaluar këto përpara se ta bëni mbrojtjen në kohë reale, mund të jetë e nevojshme dhe e dobishme që të instalohet një antivirus i cili mund të ndihmojë në largimin e maluerëve që tashmë do të mund të jenë duke kryer kërdi në sistemin tuaj. Një antivirus edhe mund të skanojë çdo lloj tjetër të skedarëve që mund të kenë ndonjë virus të heshtur brenda, duke pritur që ju ta aktivizoni. Janë disa antivirusë falas që janë efektiv si AVG, Microsoft Security Essentials dhe Avast. 

Këto vegla mund të jenë të dobishme për mundësimin e largimit të viruseve që mund të shkaktojnë ndonjë dëmtim. Kërkoni në internet për ndonjë zgjidhje të mundshme Derisa nuk është e këshillueshme që të përdoret interneti kur ju e dini që jeni të infektuar me një virus (pasi që virusi ka mundësi që të fillojë të dërgojë informacionin që e gjen në sistemin tuaj), ju mund të përdorni një sistem të pastër për të shkuar dhe kërkuar online për virusin që ju mund ta keni (duke u bazuar në simptomat me të cilat po kalon kompjuteri juaj) dhe si ju keni mundësi që ta largoni atë. 

Me pak fat, ju mund të gjeni një zgjidhje që është testuar dhe vërtetuar se ka funksionuar. Instaloni sërish Windowsin

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, riinstalimi ose kalimi në një sistem tjetër operativ si Linux. Nëse virusi ëshë aq i bezdisshëm, lëvizja më e mirë është që të ndihmohet Windowsi që vetë ai t’i shkatërrojë këto zbehtësira. 

Përpara se të filloni me riinstalimin, mos harroni që t’ua bëni një backup të dhënave tuaja. Para se t’ua bëni backup, skanoni të gjithë skedarët që dëshironi t’i ruani në mënyrë që të mos ruani në backup edhe ndonjë virus nga i cili ju mund të jeni duke dashur të liroheni. 
Ky është proces i gjatë dhe i vështirë dhe është shpresa e fundit dhe funksionon çdo herë. Mos e blini një kompjuter të ri! Mund të keni hasur në njerëz të cilët mendojnë që nëse kompjuteri i tyre infektohet me një virus, ata duhet që ta heqin qafe kompjuterin e infektuar dhe ta blejnë një të ri. 

Kjo aspak nuk është e vërtetë, pasi që hardueri ende mund të funksionojë mjaft mirë. Riinstalimi i Windowsit është sikur rirregullimi i sistemit dhe ai lirohet nga viruset në proces. Përfundimi Lirimi nga viruset është një gjë nganjëherë e lehtë. Niveli juaj i suksesit për një lirim të këtillë do të ndryshojë varësisht nga vrima që ju arrini ta kapni. Sidoqoftë, ekziston gjithmonë një rrugë për t’u liruar nga virusi. Ne shpresojmë që virusi të mos jetë shumë shkatërrues në të dhënat tuaja. Vetëm mbajeni në mend që kur bëhet fjalë për viruse dhe mbrojtje, është më mirë të jeni të sigurt se sa të ndjeni keqardhje./






Popular posts from this blog

IE9 dominon në bllokimin e malware

Sipas një raporti nga NSS Labs, Internet Explorer 9 përmes teknikës së saj për bllokimin e URL’ve të dëmshëm me SmartScreen Filter dhe Application Reuptation për të gjetur skedarë jo të besueshëm, ka arritur të renditet si shfletuesi më i mirë për të bllokuar malware. IE9 ka bllokuar 92% të malware me filtrimin e saj me bazë në URl dhe 100% me filtrimin e saj me bazë në aplikacione. IE8 është renditur në vendin e dytë me 90% malware të bllokuar, ndërsa në vendin e tretë janë renditur bashkërisht Safari 5, Chrome 10 dhe Firefox 4, duke bllokuar vetëm nga 13 për qind. Në fund ishte Opera 11 me vetëm 5 për qind malware të bllokuar. Studimi ka shikuar faqet që varen në aspektin e mashtrimit të përdoruesve për të instaluar softuer të dëmshëm, ndërsa çkado që ka përdorur lëshime të shfletuesit për të dërguar malware nuk është përfshirë. Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android. Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë. Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim. Shkarkoni instaluesin  e pakos Android Skin për Windows 7 [ klikoni këtu  për versionin 32 bit;  klikoni këtu  për versionin 64 bit]. SI TA INSTALONI NË WINDOWS 1.         Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja ...

Trajnim për Android në Kosovë

Për herë të parë, nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) dhe nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe USAID’it, në Kosovë do të mbahet një trajnim për platformën mobile inovative Android. Sipas një  njoftimi  të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim. Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shk...

Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve. Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse? Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën. Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një ...