Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tech

Samsung prezanton Galaxy Mega 2

Faqja zyrtare e Samsung në Tajlandë publikon imazhe të Samsung Galaxy Mega 2. Samsung Galaxy Mega 2 ka një ekran 6” 720p dhe është më e madhe se Galaxy Note 4 me ekran 5.7". Ai zëvendëson Mega-n e vjeter 5.8 "dhe 6.3" duke vendosur per nje rruge te mesme. Nën kase ka një chip Exynos 4415 me një procesor quad-core 1.5GHz, 1.5GB RAM, kombinim kamerash 8MP dhe 2.1MP, lidhje LTE dhe një opsion per SIM të dyfishtë.

Meizu MX4 Pro zyrtar më 26 tetor

Së fundmi kanë rrjedhur detajet e Meizu MX4 Pro, dhe ne kemi raportuar për ato, ndërsa tani thuhet se performanca e këtij modeli do të jetë më e mirë sesa ajo e MX4. Për më shumë, tani thuhet se është kuptuar edhe data e lansimit të Meizu MX4 Pro, dhe sipas një raporti, 26 tetori do të jetë dita e zyrtarizimit të telefonit më të ri Android të kompanisë kineze. Meizu MX4 Pro besohet se do të vijë me procesorin e Samsung, Exynos 5430 bashkë edhe me 4GB RAM, për dallim nga modeli ekzistues që ofron 2GB RAM. Karakteristikat tjera të Meixu MX4 Pro përfshijnë edhe ekranin me 5.4 inç në Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe dy kamerave tjera të avancuara. Kamera e përparme thuhet se do të sjellë 13MP për selfie dhe video komunikim, ndërsa kamera e pasme e fabletit pritet të vijë me 20.7MP, për fotografi dhe video të cilësisë së lartë. Memoria e brendshme e telefonit ofron disa opsione, pasi që përdoruesit mund të zgjedhin mes 16GB, 32GB apo 64GB, të bazuar në sistemin o...

Pamjet e para te iPhone 6

Deri më sot janë parë shumë koncepte të ndryshme të iPhone 6, ndërsa tani në internet kanë rrjedhur pamjet e vërteta të modelit të ri të iPhone, përkatësisht modelit me madhësinë e ekranit prej 4.7 inç. Geeky Gadgets, blogu që e ka pranuar fotografinë e iPhone 6 fillimisht mendoi se bëhet fjalë për ndonjë model të rrejshëm apo versionit të klonuar të iPhone, mirëpo pas krahasimit të fotografisë me klonet e iPhone dhe analizimit të pjesëve të telefonit, thuhet se është e sigurtë se bëhet fjalë për modelin e vërtetë të iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç. Pamjet e iPhone 6 kanë rrjedhur nga një krijues i mbështjellësve për iPhone, i cili ka thënë se këtë fotografi e ka marrë nga burime të besueshme. Apple është duke e bërë gati lansimin e dy versioneve të reja të iPhone (ose së paku njërin prej dy modeleve, tani për tani) duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane. Industria për një kohë t...

Microsoft, jo më telefona të lirë Nokia

Përveç shkurtimit të 18,000 vendeve të punës dhe eliminimit të linjës së telefonave Nokia që bazohen në sistemin operativ të Google, Android, Microsoft gjithashtu është duke e marrë një vendim tjetër shumë të rëndësishëm: ndërprerjen e prodhimit të telefonave të thjeshtë nën markën e njohur Nokia, të cilën tashmë e ka në pronësinë e saj. Kjo informatë është dhënë nga një ekzekutiv i kompanisë Microsoft për The Verge, dhe e  njëjta pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë me një vendim i cili do të dërgojë në zbatimin e plotë të këtij vendimi. Në fakt, në memon e siguruar nga The Verge thuhet se seria e telefonave Nokia Series 40 dhe linja e telefonave të lirë, Nokia Asha nuk do të jenë më, dhe kjo shuarje do të bëhet brenda një periudhe prej 18 muajsh. Vendimi për shuarjen e telefonave të thjeshtë nënkupton që Microsoft do të krijojë më shumë hapësirë për sistemin e saj operativ, Windows Phone, me modele të telefonave që kushtojnë rreth 50 dollarë, por pa i lënë anash edhe ...

Google, Samsung dhe ARM bashkëpunojnë për projektin Thread

Objektivat ekompanive Samsung, Google dhe ARM janë kombinuar së bashku për të formuar dhe zhvilluar projektin Thread, një protokoll interneti Wireless i bazuar në IP. Kjo vjen menjëherë pas prezantimit të Open Interconnect Consortium ku ka qenë i mbështetur nga lojtarë kryesor të industrisë për zhvillimin e “Internetit të Gjërave”. Qëllimi këtu është zhvillimi i teknologjive aktuale të rrjeteve tashmë të disponueshme së bashku me Thread duke u bërë të mundur zhvilluesve të produkteve dhe konsumatorëve të ndërlidhin deri në më shumë se 250 pajisje në një rrjet që ka akses në internet dhe cloud. Gjithsesi, Thread nuk është një protokoll aplikacioni ose një platformë konektiviteti, është një protokoll interneti që është ndërtuan mbi standarde të hapura. Një version aktual i Thread është duke u përdorur suksesshëm nga produktet e Nest, dhe iu ofron zhvilluesve të produkteve një numër avantazhesh përmes standardit Wireless. Kjo përfshin edhe aftësinë për enkriptimin e standardeve bankar...

Telefoni juaj me Android mund të zbulojë historinë tuaj të qasjes në Wi-Fi

Nëse jeni duke përdorur një telefon që përdor Android që është më pak se tre vjet i vjetër, ai do të mund të transmetonte emrat e secilit rrjet Wi-Fi në të cilin jeni qasur. Një hetim i ri nga Fondacioni i Kufijve Elektronikë (EFF) ndoqi veprimtarinë e një veçorie të quajtur Preffered Network Offload (PNO) të paraqitur së pari në versionin Honeycomb të Android-it. Si pjesë e kërkimit të vazhdueshëm të telefonit për lidhjet Wi-Fi, PNO në mënyrë periodike pulson një listë të emrave të rrjeteve të cilave iu është qasur më parë telefoni, shpesh derisa telefoni është ende në mostrën e “gjumit”. Nëse emrat përfshijnë vende të posaçme si “Ndërtesa e kompanisë”, ajo listë do të mund të tregonte për veprimtaritë dhe aktivitetin e një personi. Por nëse jeni të shqetësuar për këtë gjë, atëherë ju mund ta zgjidhni atë me lehtësi. Vetëm shkoni tek opsionet “Advanced Wi-Fi” dhe ndalni opsionin “Keep Wi-Fi on during sleep” për ta ndaluar PNO-në nga kontrollimi për rrjete në fazën e gjumit. (Si shkë...

Makina prototip e fundit nga Google

Planet e Google-it për të futur një makinë me vetë-ngarje është vërtet plan i vjetër, veçanërisht kur dihet se ky projekt i tyre ka qenë në proces që një kohë të gjatë, kurse tani Google përfundimisht ka nxjerr në pah një prototip të cilin Google e ka bërë nga zeroja. Siç po e shihni në videon e më sipërm, kjo makinë nuk duket sikur makinat e zakonshme, por si një bubë e madhe e rrumbullaket ku qëllimi i kësaj është të marrë pasagjerët nga pika A në B. Sipas Sergey Brin nga Google, “Projekti ka të bëjë me ndryshimin e botës për njerëzit të cilët nuk posedojnë shërbime të transportit.” Google nga kjo makinë ka hequr disa  komponente të tilla si timonin drejtues, katalizatorin dhe pedalet e frenave, ku në ketë mënyrë tingëllon paksa i frikshëm. Çfarë e bën këtë prototip të veçantë nga prototipat e mëparshëm të Google-it është se ky do të drejtohet tërësisht nga një kompjuter. Në prototipat e mëparshëm, njerëzit kanë pasur mundësin të marrin nën kontroll makinën në çdo situat...

Çfarë të bëni nëse kompjuteri juaj merr ndonjë virus?

Shumë njerëz mund të kenë probleme me viruse, duke mos arritur që t’i largojnë dhe si zgjidhje të vetme ta përdorin formatizimin e kompjuterit. Ekzistojnë disa zgjidhje dhe jo vetëm një për këtë. Microsoft ofron një vegël që mund të ndihmojë në largimin e disa llojeve të caktuar të softuerëve keqdashës. Kjo vegël ishte Windows Malicious Software Removal Tool, por së fundi Microsoft është duke e ofruar Microsoft Safety Scanner. Ky skanues supozohet që të kontrollojë kompjuterin për ndonjë virus, spajuer dhe ndonjë gjë tjetër të keqe dhe ta largojë atë. Përdorni Microsoft Security Scanner Ekzistojnë disa skanues të tjerë të ngjashëm online, por disa mund të ju drejtojnë tek ndonjë shkarkim i cili mund të ketë gjëra keqdashëse dhe ato mund t’i vendos në sistemin tuaj në vend se t’i largojë. Duke e përdorur këtë vegël të ndërmarrjes Microsoft, ju mund të jeni të siguruar që ai dëshiron të largojë çdo gjë keqdashëse nga sistemi juaj. Instaloni një antivirus  Megjithëse ju mba...