Kur u lansua Google+ para disa muajve, shumë shpejt filluam të mësoheshim me të. Ne besuam se rrjeti social do të krijonte një sfidë të shkëlqyer për konkurrentët si Facebook dhe Twitter, kryesisht për shkak të audiencës së madhe të Google. Tani ka kaluar një kohë e gjatë prej se shumë prej nesh e kanë vizituar apo postuar diçka në këtë rrjet. Sipas 89n në bazë të disa hulumtimeve të bëra, mesatarja e postimeve publike jo private në ditë ka pësuar një rënie prej 0.68 në ditë mes datës 19 korrik 2011 dhe 19 gusht 2011, në 0.40 postime publike në ditë prej datës 19 gusht deri më 14 shtator 2011. Kjo paraqet një rënie prej 41 për qind, që me fjalë të tjera nënkupton se adoptuesit e hershëm të këtij rrjeti janë duke ia kthyer shpinën në qetësi. Të gjitha këto ndryshime ndodhën pavarësisht paraqitjes së avancimit të butonit Google +1, listën e sugjeruar të ngjashme me Twitter dhe profilet e verifikuara. 89n thekson se 7,280 njerëz kanë lidhur profilet e tyre në Google me...