Skip to main content

Vjen Samsung Galaxy S5 Plus me Snapdragon 805

Pa shumë zhurmë u prezantua Samsung Galaxy S5 Plus, versioni i luftanijes së kompanisë koreane me procesorë Snapdragon 805.

Rikujtojmë se, Galaxy S5 dispononte Snapdragon 801 në 2.5GHz, ndërsa procesori i ri i S5 Plus është po ashtu në 2.5GHz, por disponon bërthama të reja (Krait 450) si dhe GPU (Adreno 420) të gjeneratës së re. Ndryshimi tjetër është LTE Cat.6 nga Cat.4 që ishte në modelin e mëparshëm. Specifikimet e tjera janë të njëjta me ato të Galaxy S5: ekran 5,1 inç me rezolucion 1080p, 2GB RAM, kamerë 16MP, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri 2.600mAh.

Momentalisht, pajisja është hedhur në tregun holandezë dhe nuk kemi informacione të tjera në lidhje me disponueshmërinë e saj në shtete të tjera e as prë çmimin.

Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...