Skip to main content

Si te shkëmbejme skedar me një kompjuter tjetër në shtëpi

Veçoritë e Windows 7 për HomeGroups ju mundësojnë mënyrat më të lehta dhe më të shpejta për të lidhur kompjuterët mes tyre.

1. Së pari, në kompjuterin prej të cilit dëshironi të shkëmbeni skedarin hapni një panel kontrolli HomeGroup. Nëse nuk ekziston (Windows mund ta ketë krijuar automatikisht kur vendosët për herë të parë rrjetin tuaj Wi-Fi), klikoni Create a HomeGroup.

2. Zgjidhni tipat e skedarëve që dëshironi të shkëmbeni (“Documents” nuk është i zgjedhur) dhe klikoni Next. Ju do të merrni një fjalëkalim për grupin.. Prisni disa minuta derisa Windows të përditësojë çdo gjë.

3. Më pas, në një tjetër kompjuter, hapni panelin HomeGroup dhe do të duhet të shihni grupin që sapo krijuat.

4. Klikoni Join now dhe ndiqni hapat që ju kërkohen nga magjistari. Për të gjetur skedarë të shkëmbyer, në Windows Explorer kërkoni panelin e majtë të grupit të shtëpisë. Kompjuterët e tjerë që keni shtuar në rrjet do të jenë të listuar aty, kurse skedarët e shkëmbyer do të shfaqen në të djathtë.

5. Nëse dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin e grupit, hapin panelin kontrollues të HomeGroup në një PC që është në grup dhe klikoni Change the password.

Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...