Skip to main content

Microsoft, jo më telefona të lirë Nokia


Përveç shkurtimit të 18,000 vendeve të punës dhe eliminimit të linjës së telefonave Nokia që bazohen në sistemin operativ të Google, Android, Microsoft gjithashtu është duke e marrë një vendim tjetër shumë të rëndësishëm: ndërprerjen e prodhimit të telefonave të thjeshtë nën markën e njohur Nokia, të cilën tashmë e ka në pronësinë e saj.
Kjo informatë është dhënë nga një ekzekutiv i kompanisë Microsoft për The Verge, dhe e njëjta pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë me një vendim i cili do të dërgojë në zbatimin e plotë të këtij vendimi.
Në fakt, në memon e siguruar nga The Verge thuhet se seria e telefonave Nokia Series 40 dhe linja e telefonave të lirë, Nokia Asha nuk do të jenë më, dhe kjo shuarje do të bëhet brenda një periudhe prej 18 muajsh.
Vendimi për shuarjen e telefonave të thjeshtë nënkupton që Microsoft do të krijojë më shumë hapësirë për sistemin e saj operativ, Windows Phone, me modele të telefonave që kushtojnë rreth 50 dollarë, por pa i lënë anash edhe modelet e avancuar të telefonave, të cilët paralajmërohet se Microsoft do ti lansojë së shpejti.

Popular posts from this blog

Trajnim për Android në Kosovë

Për herë të parë, nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) dhe nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe USAID’it, në Kosovë do të mbahet një trajnim për platformën mobile inovative Android. Sipas një  njoftimi  të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim. Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shk...

Përditësimi i Avira-s shkakton kaos në PC-të e Windows

Të martën kompania gjermane për siguri, Avira përditësoi antivirusin e saj. Si zakonisht përditësimet e antivirusit të Avira-s janë ditore, por përditësimi i të martës shkaktoi kokëçarje për përdoruesit e PC-ve të Windows. Në këtë përditësim Avira kishte lançuar Service Pack 0 për Avira Version 2012. Këtu përfshihej edhe një përditësim për vetinë ProActiv, një sistem monitorues për proceset e dyshimta që mund të shpijnë tek një sulm malinj apo infektim të sistemit operativ. Pas këtij përditësimi, Avira atribuonte disa procese kyçe të Windows si procese të dyshimta duke ndaluar aktivizimin e tyre. Shumë përdorues kanë vuajtur për disa orë pasi në çdo proces të ri në Windows shfaqej njoftimi i Avira-s se procesi në fjalë është ndërprerë për shkak të dyshimeve se mund të dëmtoj sistemin operativ. Ky problem është shfaqur për përdoruesit e produkteve me parapagim të kompanisë gjermane siç janë Avira Professional Security, Avira Internet Security 2012 dhe Avira Antivirus Premium 2012...

Tetëshja Për 15 Dollarë?

Sipas një shkrimi në faqen WinSuperSite, ku citojnë një informatë nga Mary Jo Foley të CNet, Microsoft po përgatit një promocion për blerësit e Windows 7 pas 2 qershorit. Përveç kësaj, sipas informatave të reja, të gjithë ata të cilët kompjuterin e blejnë me Windows 7 pas kësaj date do të kenë të drejtën e blerjes së Windows 8 Pro me çmim prej vetëm 15 dollarë. Me këtë veprim Microsoft dëshiron të sigurohet kundër “politikës së pritjes”, respektivisht shtyrjes së blerjes së kompjuterit të ri për shkak të paraqitjes së versionit të ri të Windowsit. Promocione të ngjashme me këtë nuk janë të huaja për Microsoftin, por deri tani ofroheshin versionet ekuivalente të SO të ri, e tani Pro versionin e Windows 8 do ta marrin të gjithë. Promocioni pritet të filloj njëkohësisht me paraqitjen e versionit Release Preview të Windows 8 që është paralajmëruar për fillimin e qershorit. Përveç mbindërtimeve tjera, Microsoft sipas pohimeve po përgatit “pakot” siç janë mundësia e mbindërtimit në Window...

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android. Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë. Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim. Shkarkoni instaluesin  e pakos Android Skin për Windows 7 [ klikoni këtu  për versionin 32 bit;  klikoni këtu  për versionin 64 bit]. SI TA INSTALONI NË WINDOWS 1.         Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja ...