Gjatë gushtit të vitit 2011, Microsoft në heshtje njoftoi për një garë rreth sigurisë, të quajtur BlueHat . Ky lajm nuk zgjoi edhe shumë vëmendje tek mediat pasiqë ishte gjë e panjohur dhe synohej kryesisht për profesionistët e sigurisë. Dhe javën e kaluar Microsoft shpalli tre finalistët e garës dhe rezultatet janë interesante, sepse gara jo vetëm që është një ngjarje e re në industrinë softuerike, por rezultatet mund të jenë indikator i asaj se çfarë mund të vijë në versionet e reja të sistemit Windows dhe softuerët tjerë të ndërmarrjes Microsoft. Derisa ende është në fazat e hershme dhe spekulative, ekziston një temë e zakonshme dhe që mund të japë disa gjurmë se çfarë përfitimi kryesor nga kjo sfidë do të jetë për ndërmarrjen Microsoft, profesionistët e TI-së dhe eventualisht edhe për përdoruesit e zakonshëm. Para së gjithash, gara është mjaft tërheqëse për ata që kanë njohuri se si mund të marrin pjesë. Çmimi i parë ka vlerën prej 200,000 dollarësh, që është shu...