Skip to main content

Si të krijoni një account Apple ID [Guida]

Siç e dini edhe ju, tashmë App Store ka mbërritur edhe në vendin tonë dhe tani është e mundur të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet dhe duke vendosur të gjitha të dhënat tona të sakta, nuk do të kemi më nevojë të përdorim adresa fallso të vendeve të tjera europiane. Edhe ato që kanë dëshirë të blejnë aplikacioni në App Store, tani do të kenë mundësinë të përdorin kartat e kreditit shqiptare, gjë që nuk ishte e mundur më përpara.

Mbërritje e App Store në Shqipëri mund të duket si pa vlerë për shumë përdorues shqiptarë, sidomos për ato që ndodhen jashtë shtetit, por nuk është ashtu pasi do të ketë shumë avantazhe, duke filluar që nga mundësi e krijimit të një accounti shqiptar që e përmendëm edhe më lart, por edhe seleksionimi i aplikacioneve sipas interesit të publikut shqiptar. Por le të shpjegojmë më mirë se si të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet kryesor.

1. Së pari duhet të hapni aplikacionin App Store nga iPhone dhe tek menuja"Featured" të shkoni deri në fund, aty ku shkruan "Sign in", klikoni sipër dhe do ju hapet një dritare si më poshtë.


2. Klikoni për të krijuar një account të ri Apple ID dhe më pas ndiqni hapat.

3. Këtu vjen pjesa e rëndësishme për ne, zgjedhja e shtetit. Normalisht duhet të zgjedhni "Albania".


4. Tani duhet të konfirmoni kushtet e pranimit të lloharisë tuaj të re. Shtypni"Agree".


5. Më mas duhet të vendosni emailin tuaj dhe një password që duhet të jetë minimumi me 8 karaktere dhe shkronja e parë duhet të jetë e madhe dhe passwordi duhet të përmbajë të paktën një numër. Si për shembull: Iphonealbania06



6. Dhe hapi i fundit, më i rëndësishmi. Duhet të vendosni të dhënat e kartës tuaj të krditit, emrin, mbiemrin dhe adresën tuaj të saktë në Shqipëri.


7. Nëse keni bërë çdo gjë në rregull, Apple do ju dërgojë një email ku duhet të konfirmoni llogarinë tuaj që sa po krijuat.


Kjo ishte mënyra e krijimit të një Apple ID direkt nga iPhone. Por nëse nuk keni një kartë krediti, atëherë duhe të regjistruheni direkt nga iTunes, pasi në atë mënyrë është e mundur të krijoni një account edhe pa pasur një kartë krediti.


Në fillim duhet të klikoni tek një aplikacion falas, ti klikoni për ta shkarkuar dhe më pas mund të filloni rregjistrimin. Më pas fusni të dhënat tuaja, dhe tek hapi ku kërkohet karta e kreditit mund të zgjedhni none (asnjë) nëse ju nuk keni një të tillë ose nr e kartës në rast të kundërt. Më pas duhet të vendosni të dhënat tuaja, adresën dhe pastaj të konfirmoni account-in nga emaili që do ju dërgojë Apple. Gjithashu mund të lexoni edhe guidën tonë + video, nëse keni dëshirë të zgjedhni ndonjë shtet tjetër. /iPhoneAlbania

Popular posts from this blog

Firefox 6 tani mund të shkarkohet

Firefox 5 – versioni i fundit i Mozilla Firefox nuk duket që është shumë interesant, pasi që nuk kishte shumë gjëra të reja në të, krahasuar me Firefox 4. Tani, Mozilla ka vendosur shfletuesin Firefox 6 beta në kanalin beta. Veçoritë kryesore të përfshira në Firefox 6.0 Beta: • Shiriti i adresës tani thekson domeinin e uebfaqes që po e vizitoni; • Ristrukturimi i pamjes së bllokimit të identitetit të faqes; • Shtimi i mbështetjes për versionin e fundit të WebSockets me një API të arnuar; • Shtimi i mbështetjes për EventSource / ngjarjet e dërguara nga server; • Shtimi i mbështetjes për window.matchMedia; • Shtimi i Scratchpad, një ambient prototip i JavaScript; • Shtimi i një menyje të re me vegla për zhvillues të uebit dhe vendosi gjërat e lidhura me zhvillim në të; • Përmirësimi i përdorimit të konzollës së uebit; • Përmirësimi i zbulimit të sinkronizimit të shfletuesit Firefox; • Zvogëlimi i kohës gjatë të cilët hapet shfletuesi, kur përdor...

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Samsung Publikon modelin e ri Galaxy R !

Samsung më në fund ka bërë edhe zyrtarisht shpalosjen e celularit të mençur Galaxy R. Celulari është përfolur kohë më parë në shumë portale dhe ka qenë i njohur si Galaxy Z, por tani më në fund është zyrtarizuar çdo gjë. Galaxy R ka një ekran 4.2 inç Super Clear LCD, i cili dallon prej atij Super AMOLED Plus që është i pranishëm tek Galaxy S II. Përveç kësaj celulari do të ketë një procesor me dy bërthama, që sipas të gjitha gjasave duket të jetë Nvidia Tegra 2. 1 GB Ram dhe 8GB memorie të brendshme do të jenë specifika të ngjashme me ato të Galaxy S II, ndërsa memoria mund të zgjerohet deri në 3GB duke shfrytëzuar kartela microSD. Kamera gjithashtu ka përjetuar një rënie dhe tani mund të kap fotografi në kualitet 5 megapikselësh dhe video 720p, por Galaxy R megjithatë mund të lëshojë video 1080p. Opsionet për lidhje përfshijnë HSPA+, Wi-Fi 802.11n dhe mbështetje për Bluetooth 3.0. Samsung Galaxy R fuqizohet nga Android 2.3 Gingerbread dhe ka një bateri 1650 mAh litium-hekur. Dat...

Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve “SuperPok” ose “SSP Ranch” dhe themeluesi i Slide, Max Levchin do të largohet nga Google për të ndjekur mundësi të reja. Edhe pse Slide kishte shumë përdorues, modeli i biznesit ishte i vështirë për ndërtim. Disa thonë se kjo kompani është një dështim, por të tjerët e quajnë Slide-n një kompani shumë adaptive. Në këto rrethana, Slide mund të vazhdonte të ekzistonte, por Google nuk mund ta lejoj vetën të përhapet si Yahoo. Lajm i mirë është që punonjësit e Slide do të qëndrojnë në Google për të punuar në projekte të tjera./itshqip/BotaInformatikes