Skip to main content

Si të krijoni një “System Restore Point” në Windows 7


Nëse jeni duke bërë ndonjë ndryshim në kompjuterin tuaj si instalimin e ndonjë softueri të ri, jeni duke provuar ndonjë theme, ose jeni duke bërë ndonjë ndryshim në regjistër ose në brendësinë e ndonjë softueri, atëherë ju duhet që ta krijoni një pikë rikthimi të sistemit në gjendjen aktuale (para ndryshimit).

Nëse gjatë kryerjes së ndonjë ndryshimi në kompjuter ecuria nuk shkon mirë, ose nëse keni provuar ndonjë theme dhe nuk iu pëlqen, atëherë me ndihmën e pikës për rikthim të sistemit në gjendjen e kaluar ndryshimet e kryera largohen. Ky proces i krijimit të një pike për kthim është mjaft i thjeshtë dhe, për ta mësuar ecurinë e krijimit të një pike të këtillë, ju mjafton t’i përcillni hapat e  poshtëshënuar.
Si ta krijoni pikën për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme në Windows 7
1.      1. Klikoni në butonin Start dhe në shiritin për kërkim shkruani create restore dhe pastaj klikoni në Create a restore point.
2.      2. Në dritaren System Properties klikoni Create.
3.      3. Jepjani një emër pikës tuaj (për shembull Kompjuteri) dhe klikoni Create
4.      4. Prisni derisa Windows krijon një pikë të rikthimit të sistemit për ju. Në fund do të ju paraqitet porosia “The restore point was created successfully.” (“Pika për rikthim ishte krijuar me sukses”).
Tani ju e keni krijuar pikën për rikthim. Është me rëndësi të dihet që kjo ecuri duhet të kryhet përpara se të bëhet ndonjë ndryshim për të cilin nuk jemi të sigurtë./botaInformatikes

Popular posts from this blog

Anonymous sulmon ekspertin e sigurisë

Anonymous ka lëshuar mijëra emaila privatë që i përkasin hetuesit të pensionuar të kiberkrimit nga Kalifornia, të quajtur Fred Bacalagan, në atë që ky grup e quan shpagim për rrëzimin e fundit të Occupy Wall Street. Hakerët e Anonymous hyrën në dy llogaritë në Gmail Bacalan, në bisedat e tij dhe në bisedat me zë në Google Voice, pastaj i vendosën të gjitha gjërat në një uebfaqe dhe në  The Pirate Bay . Baclagan ishte një mbikëqyrës i agjentëve specialë në Departamentin e Drejtësisë, i cili kishte specializuar në kiberkrim, dhe emailat e tij përmbanin mijëra raporte nga serveri privat i Shoqatës Ndërkombëtare të Specialistëve të Hetuesisë së Kompjuterëve , nga viti 2005 deri në vitin 2011. Sipas një  komunikate për shtyp , Anonymous lëshoi emailat për të kundërshtuar rolin e ekspertëve të sigurisë së kompjuterëve në shtypje të 99% të popullsisë: J u doni të mbani brutalizimin dhe arrestimin në masë të 99% (të popullsisë)? Ne do të duhet që të zotërojmë kutitë tu...

Problemi me fajllat qe nuk fshihen

Shpesh na ndodh qe kur deshirojmë te fshijmë ndonje file apo folder te na shfaqet errori si me poshte. Nese  ju ndodh te hasni ne errorin e njejtë atehere ndiqni udhëzimet e meposhtme per te zgjidhur nje çështje të tillë. Zgjidhja: Unlocker është nje vegel i cili ju nevoitet per fshirjen bartjen, rimertimin e dosjeve,skedarve ( file, folder ) te cilat nuk lejojn te fshihen apo te barten pa e ristartuar sistemin tënd. Unlocker është plotësisht i lirë dhe gjithmonë do të mbetet i lirë, gjë që do të thotë mund ta përdorni falas për çdo qëllim. Rekomandohet qe çdo kompjuter personal ta kete te instaluar… http://www.filehippo.com/download_unlocker/ Burimi albsofts

Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7

Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7 Kjo do të zëvendësoj gjuhën në sistemin tuaj operativ, që d.m.th. se ju nuk do të mundeni që ta riktheni gjuhën apo të instaloni një gjuhë tjetër, përderisa nuk e përsëritni këtë mësim me pakon e gjuhës adekuate. Funksionon për  Windows 7 , cilindo version.  *SHËNIM * Microsoft-i nuk do t’ju ofroj pakot e gjuhëve për asnjë gjuhë që juve ju nevojitet për Ultimate apo Enterprise, prandaj, ato duhet ti kërkoni nëpërmjet përditësimeve në versionin Ultimate, apo ta gjeni nëpërmjet një mikut tuaj apo në ndonjë mënyrë tjetër. Gjuhët të cilat nuk janë në dispozicion në faqen zyrtare të Microsoft-it janë:  Arabic, Bulgarian, Chinese simplified, Chinese traditional, Croatian, Czech, Danish, Dutch, English, Estonian, Finnish, French, German, Greek, Hebrew, Hungarian, Italian, Japanese, Korean, Latvian, Lithuanian, Norwegian Bokmål, Polish, Portuguese Brazil, Portuguese Portugal, Romanian, Russian, Serbian, Slovak, Slovenian, Sp...

Filmat më të piratuar të 2011-s

Pirateria është kthyer në një prej problemeve më të mëdha të kinematografisë, i cili duket se nuk po zgjidhet. Por, cilët janë filmat më të piratuar gjatë këtij viti? BitTorrent ka bërë një klasifikim me filmat më të piratuar, të cilët kanë zgjuar interesin e teleshikuesve. Në vendin e parë si filmi më i piratuar është “I fundit i tempullarëve” me Nicolas Cage, në vendin e dytë ndodhet “Trony” dhe në vendin e tretë ndodhet “Kronika e Narnia-s”. World Invasion, The Next Three Days, The Fighter, Rango, Hereafter dhe London Boulevard, pasojnë renditjen e filmave më të piratuar gjatë këtij viti.