Skip to main content

Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së laptopit

Është një problem i njohur rreth asaj që shumë aplikacione të Microsoft janë duke harxhuar baterinë e laptopit dhe, për ta përmirësuar këtë problem, ju mund të përdorni Microsoft Fix IT. Ky aplikacion ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë në llaptopin tuaj, ashtu që ju mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë që ta mbushni atë.

Çfarë përmirëson?

- Periudhën mjaft të gjatë kohore para se të shkojë kompjuteri në “gjumë”
-Përdorimin një screen saver në vend që të vendoset kompjuteri në “gjumë”
-Ndriçmin shumë të lartë
-Plani për fuqi e llaptopit nuk është i vendosur sipas planit më efikas për fuqi
-Adapteri për wireless jo i vendosur për kursim të rrymës
-Gjendja minimale e procesorit është e vendosur shumë lart
Si ta përdorni këtë aplikacion?
-Shkarkoni programin MicrosoftFixit.power.Ru këtu ose nga lidhja e drejtpërdrejtë
-Klikoni me të djathtën dhe instalojeni atë si administrator
-Ndiqni udhëzimet dhe kryeni procesin
Funksionon me llaptopët dhe netbookët që kanë Windows XP / Windows Vista / Windows 7./botaInformatikes.

Popular posts from this blog

Shtojeni nga një taskbar i veçantë për monitorin e dytë në Windows 7

Kur punohet me dy monitorë, mund të jetë e vështirë që të punohet me një taskbar. Dual Monitor ofron një taskbar shtesë për monitorin e dytë. Taskbari shtesë është funksionon plotësisht sikur taskbari juaj parësor, i plotë me paraqitje me kohë/datë dhe pjesën për lajmërime. Klikoni me të djathtën e miut në taskbarin shtesë për t’u qasur në Properties, bllokojeni/zhbllokojeni ose dilni nga ai.Nga tabi i taskbarit në Properties, ju mund të paraqitni labelat, orën e sistemit, butonat në të dy taskbarët, të përdorni ikona më të vogëla, ta lini taskbarin që të fshihet automatikisht (auto-hide), të shihni lajmërimet, të ndryshoni vendin e taskbarit në ekranin e dytë dhe, së fundi, ju mund të zgjedhni që ky aplikacion të fillojë bashkarisht me sistemin Windows. Tabi i Windows Manager mund të përdoret për të veçuar monitorin që do të dëshironit që ta përdorni për aplikacione (për shembull, monitorin e parë apo të dytë) ose të kaloni në monitorë duke përdorur kursorin e miut. Dual Monitor...

Vegël për kërkim të shpejtë në Windows 7

Megjithë mundësitë e shumta për kërkim të skedarëve dhe follderëve në Windows në vende të ndryshme, ngannjëherë merr shumë kohë për të prodhuar rezultate të kërkimit. Kjo mund të ndodhë për shkak të prioritetit të ulët në proceset e indeksuara të kërkimit në Windows 7. Për më tepër, sistemet me kapacitet të ulët mund të mos jenë në gjendje që të indeksojnë të gjitha vendndodhjet e sistemit edhe nëse shërbimi i indeksimit nuk është i ndalur. Nëse jeni duke kërkuar për një vegël që ju mundëson kërkim në sistem që ndjek modelin e kërkimit në Windows XP për të kërkuar shpejt, provojeni FileSearchEX. Ky aplikacion nuk është e thënë që të zëvendësojë kërkuesin e zakonshëm në Windows 7 me veçorinë e frymëzuar në Windows XP; ju mund ta përdorni atë si aplikacion dytësor të kërkimit kur kërkimi në Windows 7 merr shumë kohë për të gjetur skedarët dhe follderët. Shiriti i anës së majtë mundëson veçimin e vendit të kërkimit dhe vendosjes së kriterit të kërkimit, duke përfshirë datën dhe madh...

Si të instaloni Windows 10 nga USB

Nese e keni shkarkuar Windows 10 Technical Preview qe Microsoft e leshoi , tani, ne kete guide, do te ju shpjegojme se si ta instaloni ate permes USB! Kujdes: Ndiqni hapat me kujdes, ne nuk mbajme pergjegjesi per cdo anomali qe mund te ndodhi gjate procesit. 1. Hapeni command prompt si Administrator (duke shtypur butonin Start  CMD dhe me tastin e djathte klikoni mbi "Run as Administrator" ) 2. Ne command promt shkruani diskpart dhe shtypni enter 3. Me pas shkruani list disk dhe shtypni perseri enter a. Ketu do te shihni nje format DOS i cili do t'i listoje disqet tuaja qe i keni ne dispozicion. b. Sigurohuni se cili eshte disku juaj USB (ne kete rast dihet nga kapaciteti (7633MB) ) 4. Ne command promt tek disk part, shkruani select disk 2 dhe shtypni enter (ne kete rast disk 2, por ne rastin tuaj numri mund te ndryshoje sipas numrit te diskut i cili eshte radhitur nga command promt) 5. Me pas shkruani clean dhe shtypni enter 6. Me ...

Ndërron shtëpinë me një... iPhone 6

Deri në çfarë pike mund të arrish për të mbajtur në dorë një iPhone? A do ta ndërroje shtëpinë me një aparat celulari, siç bëri një burrë nga Detroit? Sipas një sekseri, i cili përfaqëson pronarin e një shtëpie në këtë zonë, klienti i tij ka nxjerrë një lajmërim me anë të cilit kërkon që të jap shtëpinë tek ai që do i ofrojë një iPhone 6 ose një iPad. Më konkretisht, ai dëshiron një iPhone 6 Plus, por është i gatshëm të bëjë dhe kompromise. Ndërrimi nuk përbënë ndonjë shans të madh pasi, shtëpia nuk është në gjendje shumë të mirë. Ka nevojë për një rikonstruktim rrënjësor, shtoj kësaj edh efaktin se pronari i detyrohet shtetit 6.000 dollarë për taksat. Prandaj ai ka gjetur mënyrën më të mirë për ta hequr qafe...