Pasi që Google+ është duke shënuar rekorde sa i përket numrit të përdoruesve për një kohë relativisht të shkurtër, dikush edhe mund të pres që të ketë ndonjëherë ndonjë mbingarkesë të këtij rrjeti dhe ky rrjet të mos funksionojë për pak çaste. Si krahasim mund ta marrim rrjetin Twitter, i cili, nganjëherë, e paraqet një balenë, të quajtur ndryshe “Fail Whale” (Balena Dështon). Pamja që del në këto çaste të mbingarkesës paraqitet si rezultat i numrit të madh të cicërimave. Artistja që e ka krijuar pamjen “Fail Whale” për Twitter, e ka bërë një edhe për Google+.
“Dështimi i balenës” është krijuar nga +Yiying Lu. Si për rrjetin Twitter, ashtu për Google+, Lu e ka krijuar atë që të mund të përdoret në Google+.
Google duhet të krenohet me rrjetin e vet të ri i cili për një muaj arriti të marrë 20 milionë përdorues. Përparësitë e këtij rrjeti e kanë kthyer atë në një rrjet shumë të suksesshëm shoqëror. Në Google+ ka një numër të madh të postimeve ditore, teknologji kjo e mprehur në Wave dhe Buzz dhe pak ndërmarrje e kanë talentin teknologjik të cilin e zotëron Google. Google+ ka arritur që të marrë nga zero deri 20 milionë përdorues për më pak se 4 javë, pa bërë ndonjë ndryshim shtesë.
Nëse Google+ do të mbingarkohej, Google do të mund ta përdorte “Fail Whale-in” nga +Yiying Lu./pcworldalbanian
Bota E Informatikes~All Rights Reserved~
