Sipas të dhënave të fundit nga Nielsen, Android mban fronin si top sistemi operativ për telefonat "e mençur" në Shtetet e Bashkuara, ndërsa RIM vazhdon me rënie.
Sipas të dhënave të fundit gjatë qershorit, Nielsen gjeti që 39% e tregut të smartphone-ëve i përket sistemit operativ të Google, Android. Apple posedon 28% të tregut, ndërsa RIM dhe BlackBerry kanë rënë në 20%.
Kur bëhet krahasimi në mes të statistikave të dala nga Nielsen të lëshuara për muajin shkurt deri në muajin maj, Android ka shënuar rritje për 3%, Apple është rritur për 2%, ndërsa RIM ka shënuar rënie për 3%.
Kur bëhet fjalë për harduerë, Apple është fituesi i qartë. Ashtu si RIM, Apple ka përparësinë e kontrollimit të softuerit dhe harduerit për platformën e vet për smartphone. Për dallim nga RIM, Apple shet vetëm tre smartphone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: iPhone 4 (AT&T), iPhone 4 (Verizon) dhe iPhone 3GS (AT&T).
Sipas Nielsen, HTC është përdouresi më i madh i sistemit operativ Android me 14% të tregut për Android. Motorola dhe Samsung kanë 11%, respektivisht, 8%./pcworldalbanian
Bota E Informatikes~All Rights Reserved~
