Skip to main content

Fakte mbi përdorimin e smartfonëve qe si keni degjuar me pare!

Afërsisht vetëm një e treta e përdoruesve të telefonëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë të varur nga pajisjet e tyre. Në një sondazh të bërë nga HuffPost dhe Yougov u pyetën njerëz të ndryshëm nëse e konsideronin veten të varur prej telefonëve. 28% e tyre deklaruan se ishin të varur nga telefoni i tyre, ndërsa 64% deklaroi të kundërtën.

Në këtë sondazh rezultoi edhe një grup i tretë ku 9 % nuk ishin të sigurtë për përgjigjen e tyre. Njerëzit gjithashtu u pyetën nëse ata do të shqetësoheshin nëse nuk do ta kishin të mundur përdorimin e telefonit inteligjente ose një pajisje dixhitale të caktuar për një ditë të vetme.

Për këtë pyetje 10% e të intervistuarve deklaruan se nuk do të duronin dot, 25 % deklaruan që i shqetëson, po përsëri mund të durojnë, ndërsa 35% thanë se do të ishte një shqetësim i vogël. Për sa i përket pjesës tjetër prej 28 % deklaruan që ata nuk do të shqetësoheshin aspak.

Për sa i përket gjumit 38% e njerëzve deklaruan që ata i zë gjumi duke përdorur telefonin e tyre. Për sa i përket sherreve për një telefon inteligjent, rezultoi që 12 % e njerëzve kanë pasur një grindje sado të vogël për këtë telefon.

Popular posts from this blog

Komisioni Europian, web-taksë për kolosët e teknologjisë

Komisioni Europian do të propozojë në mars një taksë që do t’u vendoset gjigantëve të teknologjisë në botë. Siç bën të ditur Reuters, ajo duhet të jetë rreth 1-5% e qarkullimit e do të aplikohet në vendet ku ndodhen klientët e këtyre kompanive dhe jo aty ku ato kanë selinë. Kjo është një mënyrë për të shmangur që shtetet e vogla të jenë edhe një herë parajsa fiskale për këto kompani shumëkombëshe. Këtij tatimi do t’u nënshtrohen kompanitë me fitime më të larta se 750 milionë euro, nga të cilat të paktën dhjetë janë vetëm në Bashkimin Europian. Në këtë listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por nuk do të përjashtohen platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë Airbnb dhe Uber. Për momentin nga ky draft, i cili mund të pësojë ende ndryshime, mbeten të përjashtuara mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT. Gjithsesi bëhet fjalë për një taksë të përkohshme, me qëllim marrjen e një mase më të gjerë europiane mbi këtë çështje. Në çdo ras...