Skip to main content

Cfarë prezanton Apple më 6 tetor?

Kompania Apple ka konfirmuar se do të mbajë një event më16 tetor dhe tashmë ka filluar që të dërgojë ftesat.

Eventi do të mbahet në Apple Town Hall që gjendet në kampusin Loop në Cupertino Kalifornia. Në këtë event pajisjet që do të prezantohen janë iPad Air dhe iPad mini.

Këto dy pajisje kanë proçesorin Apple A8 të shoqëruar nga proçesori ndihmues M8, sensor për shenjat e gishtërinjve dhe sistemin e pagesës Apple Play. iPAd Air 2 dhe iPad mini të dyja do të jenë më të holla se paraardhësit e tyre duke pasur një gjerësi prej 7 mm.

Krahas tabletave iPad, kompania gjithashtu po përgatitet për të prezantuar një linjë të re të kompjuterëve iMac. Këto kompjuter do të kenë ekrane me rezolucione të larta 6400 x 3600, 5760 x 3240 dhe 4096 x 2304 piksel. Gjithashtu ka mundësi që Apple të prezantojë një MacBook me madhësi 12 inç dhe Retina Display. Krahas këtyre pajisjeve kompania Apple gjithashtu do të prezantojë edhe sistemin operativ Mac OS X Yosemite.

Popular posts from this blog

IE9 dominon në bllokimin e malware

Sipas një raporti nga NSS Labs, Internet Explorer 9 përmes teknikës së saj për bllokimin e URL’ve të dëmshëm me SmartScreen Filter dhe Application Reuptation për të gjetur skedarë jo të besueshëm, ka arritur të renditet si shfletuesi më i mirë për të bllokuar malware. IE9 ka bllokuar 92% të malware me filtrimin e saj me bazë në URl dhe 100% me filtrimin e saj me bazë në aplikacione. IE8 është renditur në vendin e dytë me 90% malware të bllokuar, ndërsa në vendin e tretë janë renditur bashkërisht Safari 5, Chrome 10 dhe Firefox 4, duke bllokuar vetëm nga 13 për qind. Në fund ishte Opera 11 me vetëm 5 për qind malware të bllokuar. Studimi ka shikuar faqet që varen në aspektin e mashtrimit të përdoruesve për të instaluar softuer të dëmshëm, ndërsa çkado që ka përdorur lëshime të shfletuesit për të dërguar malware nuk është përfshirë. Bota E Informatikes ~All Rights Reserved~

Shndërrojeni Windows 7 në Android

Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android. Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë. Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim. Shkarkoni instaluesin  e pakos Android Skin për Windows 7 [ klikoni këtu  për versionin 32 bit;  klikoni këtu  për versionin 64 bit]. SI TA INSTALONI NË WINDOWS 1.         Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja ...

Trajnim për Android në Kosovë

Për herë të parë, nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Innovation Centre Kosovo) dhe nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe USAID’it, në Kosovë do të mbahet një trajnim për platformën mobile inovative Android. Sipas një  njoftimi  të postuar në Facebook thuhet se u bëhet thirrje palëve të interesuara që të aplikojnë për një trajnim të drejtpërdrejtë dhe intensiv për tu bërë zhvillues në platformën Android. “Trajnimi organizohet edhe në bashkëpunim me kompaninë Holandeze Sprigs, e cila do të punësojë më të mirët gjatë trajnimit” thuhet në njoftim. Në mes tjerash mesa u kuptua, trajnimi do të jetë falas dhe do të ofrojë mundësi punësimi në kompaninë Sprigs që gjendet në Kosovë, kështu që për ata që janë të interesuar për programim dhe për një karrierë në zhvillim të platformës Android kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Ajo që kërkohet për të aplikuar është një njohuri bazike në programim dhe interes për zhvillim të shk...

Intervistë: Anonymouse janë më të fuqishëm në botë

Christopher Dojon( i njohur si Komandat IKS), pjesmarrës në aksionet më të rëndësishme të Anonymouse, i cili aktualisht ndodhet i arratisur në Kanada, në një intervistë flet për fuqinë e këtij komuniteti të hakerëve, hackitvizmit, dhe rëndësis së informacioneve. Si një ushtri e përbërë vetëm nga hakera, sa është e fuqishme organizata Anonymouse? Anonymouse është si një nxënës i cili nuk pasur vetëbesim, por një ditë pa pritur i fut një boks dikujt në fytyrë dhe thotë “Me të vërtet qenkam i fortë!”. Ndoshta jemi organizata më e fuqishme në botë dhe për këtë ka argument të fuqishëm. Sot në botë gjëja më e rëndësishme është informacioni. E gjith bota është e kontrolluar dhe udhëhequr nga njësi të vogla dhe të panjohura të zerove të cilat shkëlqejnë nëpër ajër dhe ndodhet kudo rreth nesh. E pra, nëse kjo është ajo që e kontrollon botën, atëher pyesni veten kush i kontrollon këtë zero dhe njësi? Normalisht Geeks dhe hakerët në mbarë botën. Çfarë do të thotë të jetë një udhëheqës i një ...