Ekziston mundësia që gjatë punës me kompjuter t'ju lajmërohet një mesazh i cili thotë se nuk keni të instaluar mikserin ne kompjuterin tuaj, prandaj edhe nuk mund të dëgjoni muzikë. Mesazhi i itllë do të dukej kështu:
Nëse kontrolloni në pajisjen e zërit dhe të audios në Control Panel, atëherë do ta shihni një foto të ngjashme me këtë:
Që ju thotë se nuk keni pajisje audio të instaluar.
Kurse kur te kontrolloni pajisjen (driver-in) thotë se e keni të instaluar dhe se funksionon në rregull si në figurën vijuese:
ZGJIDHJA E PROBLEMIT:
Proceduar është me sa vijon:
Klikoni në Start dhe pastaj Run, pastaj shkruani këtë komandë services.msc dhe shtypeni tastin Enter.
Në kornizën e djathtë kaloni tek rreshti ku shkruan Windows Audio si në fig:
dhe klikoni dy herë mbi të me tastin e majtë të miut, do të paraqitet dritarja vijuese:
Tek opsioni Startup Type sigurohuni që të jetë Automatic.
Dhe së fundi, tek opsioni Service Status klikoni Start dhe OK.
Copyright © 2011 BotaInformatikes- All rights reserved